Vdiq i dyshuari për vrasjen në Tetovë, u plagos gjatë arrestimit nga policia
I dyshuari për vrasjen që ndodhi në Tetovë në muajin korrik mbrëmë u plagos nga policia gjatë tentimit për ta arrestuar, ai më pas ka ndërruar jetë, raporton Portalb.mk. Jozyrtarisht mësojmë se bëhet fjalë për L.M. nga Gajreja e Tetovës. Ai dyshohej për vrasjen e R.T. në Tetovë. Rasti zanafillën e ka që në fillim […]
I dyshuari për vrasjen që ndodhi në Tetovë në muajin korrik mbrëmë u plagos nga policia gjatë tentimit për ta arrestuar, ai më pas ka ndërruar jetë, raporton Portalb.mk.
Jozyrtarisht mësojmë se bëhet fjalë për L.M. nga Gajreja e Tetovës. Ai dyshohej për vrasjen e R.T. në Tetovë.
Rasti zanafillën e ka që në fillim të këtij viti dhe përleshjeve midis dy vëllezërve nga fshati Gajre dhe një familjeje nga Tetova.
Më 11 janar 2024 para Spitalit të Tetovës me armë zjarri u plagosën dy vëllezër, njëri prej të cilëve ndërroi jetë disa ditë më vonë.
Në lidhje me këtë rast, të shtëna pati edhe më 11 prill 2024, por nuk pati të lënduar.
Ndërkaq më 5 korrik 2024 mbeti i vrarë një person tjetër.
- LEXO: MPB për vrasjen në Tetovë: Bastisje në tri lokacione, sende të sekuestruara dhe një person i arrestuar
- LEXO: MPB: Ekzistojnë baza dyshimi për autorin e mundshëm të vrasjes në Tetovë
- LEXO: Policia me detaje për vrasjen në Tetovë
- LEXO: Krisma me armë në Tetovë, nuk ka të lënduar
- LEXO: Ndërroi jetë njëri nga vëllezërit e plagosur me pistoletë në Spitalin e Tetovës
- LEXO: Katër të arrestuar lidhur me plagosjet në Tetovë, njëri ende lufton për jetën
- LEXO: Krisma me armë para Spitalit të Tetovës, dy të plagosur