“Zonja është në hall”, Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në tokë

Deputetja Monika Kryemadhi, e cila është nën masën detyrim paraqitje, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion”. Në rrjetet sociale, Kryemadhi i është përgjigjur vetëm me një fjali nëpërmjet të cilës duket se do t’i përcjellë mesazhe ndaj kreut të qeverisë. “Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta […]

tetor 31, 2024 - 23:00
 0  7
“Zonja është në hall”, Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në tokë

Deputetja Monika Kryemadhi, e cila është nën masën detyrim paraqitje, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në emisionin “Opinion”.

Në rrjetet sociale, Kryemadhi i është përgjigjur vetëm me një fjali nëpërmjet të cilës duket se do t’i përcjellë mesazhe ndaj kreut të qeverisë.

“Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në “tokë”-, shkruan Kryemadhi.

Këtë reagim, Blendi Fevziu ia lexoi kreut të qeverisë live në studio.

Por fjalët e Kryemadhit, për Edi Ramën nuk tregojnë asgjë tjetër veçse degradim të bisedës dhe gjuha e saj tregon se ajo është në hall sipas tij.

“Ça është kjo tani. Pse na e degradon këtë bisedë se të vjen një letër nga. E dëgjon tani çfarë gjuhe, ata janë njerëz në hall”, u shpreh Rama.

Më herët Rama tha për Kryemadhi: “Zonja është në hallin e vet dhe unë me njerëz që janë në halle të mëdha nuk debatoj. Unë nuk kam asnjë hall të kësaj natyre. E kam thënë dikur, kam qen më i ri, nuk ka birë nëne dhe bir tjetër që mua të më dalë përpara e të më thotë që një qindarkë e imja si taksapagues ndodhet në xhepin tënd. Kjo është një histori qensh, lehje qensh. Dykëmbësorë që kanë marr rolin e qenit në mjedisin e qenit dhe që lehin nga të katërta anët dhe bëjnë çorbë gjithë dynjanë.”/ Opinion.al