Vëllai i Madh merr vendimin e papritur për Vesën

U arratis nga kazerma, Vëllai i Madh merr vendimin e papritur për Vesën. Javën e kaluar ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Mbrëmjen e prime-t disa […]

Jan 25, 2024 - 22:00
 0  7
Vëllai i Madh merr vendimin e papritur për Vesën

U arratis nga kazerma, Vëllai i Madh merr vendimin e papritur për Vesën.

Javën e kaluar ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”.

Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Mbrëmjen e prime-t disa nga banorët janë dënuar nga Vëllai i Madh dhe janë mbyllur në kazermë. Ende pa kaluar 24 orë banorët nisën të planifikojnë arratisjen nga kazerma dhe i pari që ka dhënë këtë ide ka qenë Romeo.

Këtë plan ata e kanë zbatuar dhe Vesa, e cila ndodhej në kazermë është arratisur me anë të banorëve të tjerë dhe është bashkuar me pjesën tjetër të shtëpisë.

Pas daljes, Vesa është shfaqur e përlotur dhe duket se diçka e shqetëson banoren. Vetëm pak më parë një zarf i kuq ka mbërritur në shtëpi, ku Vëllai i Madh ka lajmëruar se për shkak të arratisjes nga kazerma, Vesa do të shkojë automatikist në televotim për javën tjetër.