Vëllezërit nga Ohri porositën dy kilogramë kokainë nga Brazili, u arrestua transportuesi në aeroport

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë dhjetë minuta para mesnate kanë arrestuar 34-vjeçarin D.S.A.D. nga Brazili pasi te ai pas kontrollit me qen u gjetën dy kilogramë kokainë, raporton Portalb.mk. Ai u arrestua me dyshimin për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë bisedës me policinë, […]

Nëntor 10, 2024 - 18:00
 0  6
Vëllezërit nga Ohri porositën dy kilogramë kokainë nga Brazili, u arrestua transportuesi në aeroport
Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi, foto: Portalb.mk

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë dhjetë minuta para mesnate kanë arrestuar 34-vjeçarin D.S.A.D. nga Brazili pasi te ai pas kontrollit me qen u gjetën dy kilogramë kokainë, raporton Portalb.mk.

Ai u arrestua me dyshimin për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Gjatë bisedës me policinë, braziliani ka pranuar se shtetas të Maqedonisë së Veriut e kanë angazhuar për ta sjellë drogën nga Sao Paulo për 5 mijë euro.

“Në bazë të informatave të mbledhura për personat e përfshirë në transportin e drogës, në bashkëpunim me SPB Ohër, me urdhër të lëshuar paraprakisht për bastisje nga gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Ohrit, është kryer bastisje në Ohër është te vëllezërit K.N (36) dhe H.N. (28), të cilëve u privuan nga liria”, tha MPB.

Po ashtu, zyrtarë policorë nga SPB Strugë kanë kryer kontrolle në dy lokacione, te S.K. (36), për të cilët është lëshuar urdhër arresti.

SPB Shkup në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot do të paraqesë kallëzim penal kundër katër personave të përfshirë në organizimin dhe kryerjen e transportit të dy kilogramëve kokainë.