Balla ironizon Berishën: Është fyerje kur minuta e heshtjes për Repishtin kërkohet nga një njeri që e akuzonte si spiun të Sigurimit

Kuvendi sot ka pasur momentet e tij pikante, ku nuk munguan akuzat mes palëve, teksa votohej Buxheti 2025 nen për nen. Në një moment, deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar një minutë heshtje në Kuvend për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana”. Pas kësaj kërkese, Taulant […]

dhjetor 3, 2024 - 19:00
 0  4
Balla ironizon Berishën: Është fyerje kur minuta e heshtjes për Repishtin kërkohet nga një njeri që e akuzonte si spiun të Sigurimit

Kuvendi sot ka pasur momentet e tij pikante, ku nuk munguan akuzat mes palëve, teksa votohej Buxheti 2025 nen për nen.

Në një moment, deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar një minutë heshtje në Kuvend për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana”.

Pas kësaj kërkese, Taulant Balla ka marrë fjalën, teksa u shpreh se kjo minutë e heshtjes është bërë pak qesharake, pasi edhe Sali Berisha kërkoi më herët 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit, ndërkohë që disa vite më parë e akuzonte si spiun të Sigurimit.

Balla ka bërë edhe një postim në Facebook për këtë moment, ku e rithekson.

“Respekt për figurën e Arben Tafaj! Respekt për figurën e Sami Repishtit! Por është fyerje dhe e papranueshme kur minuta e heshtjes për atdhetarin dhe antikomunistin Sami Repishti, u kërkua nga një person që vite më parë e akuzonte për spiun të sigurimit”, shkruan Balla në Facebook, ndërsa ka ndarë pjesë nga fjala e tij në Kuvend.