Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 17-të
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme qeveritare ka miratuar subvencionimin e komunave me 53 milionë denarë për ujësjellësin dhe kanalizimin, transmeton Portalb.mk. Këto projekte do të ndërtohen në rrugët e komunës së Radovishit (21 milionë denarë), Ohrit (21 milionë denarë) dhe Manastirit (11.1 milionë denarë). Punimet pritet të fillojnë në muajin shtator […]
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme qeveritare ka miratuar subvencionimin e komunave me 53 milionë denarë për ujësjellësin dhe kanalizimin, transmeton Portalb.mk.
Këto projekte do të ndërtohen në rrugët e komunës së Radovishit (21 milionë denarë), Ohrit (21 milionë denarë) dhe Manastirit (11.1 milionë denarë). Punimet pritet të fillojnë në muajin shtator dhe tetor të këtij viti.
Në këtë seancë janë siguruar edhe 68 milionë denarë për ndërtimin e kolektorit Trpejca. Ky pastrues i ujërave të zeza do të ndërtohet në Ohër. Ky projekt pritet të kryhet për 8 muaj kalendarike.
Bujqit në këtë seancë, e 17-ta me radhë, kanë arritur të sigurojnë ndihmë nga Qeveria, ashtu që bujqit do të marrin 3 denarë për kilogramët gjatë shitjes së grurit. Përmes mbështetjes së këtillë, Qeveria planifikon uljen e importit të grurit. Prodhuesit e elbit do të marrin 100 përqind rritje të subvencioneve.
Komuna e Velesit do të marrë në shfrytëzim tokë shtetërore për ndërtimin e garazheve në kate.
Ndryshe, në seancën e sotme qeveritare u bë edhe emërimi i drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në disa institucione shtetërore.
- LEXO: Qeveria e Maqedonisë së Veriut emëroi drejtorë të rinj në disa institucione
- LEXO: Sllobodan Ivanovski është u.d. drejtori i ri i Policisë Financiare, Xhevat Selami i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim
- LEXO: Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në lidhje me rebalancin, drejtorët e rinj dhe çështje tjera