Vetëm Fërçkoski ende nuk ka shkuar te Mucunski për konsultime, mori pushim mjekësor

Ministria e Punëve të Jashtme ka mbajtur konsultime me tre ambasadorët Andrej Zernovski, Vesel Memedi dhe Danço Markovski. I vetmi që nuk erdhi në ftesën e ministrit të Jashtëm Timço The post Vetëm Fërçkoski ende nuk ka shkuar te Mucunski për konsultime, mori pushim mjekësor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

gusht 19, 2024 - 22:00
 0  8
Vetëm Fërçkoski ende nuk ka shkuar te Mucunski për konsultime, mori pushim mjekësor

Ministria e Punëve të Jashtme ka mbajtur konsultime me tre ambasadorët Andrej Zernovski, Vesel Memedi dhe Danço Markovski. I vetmi që nuk erdhi në ftesën e ministrit të Jashtëm Timço Mucunski është ambasadori Ljubomir Frçkoski, i cili ishte në pushim mjekësor. Këtë e deklaroi shefi i diplomacisë së RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Mucunski në televizionin Sitell tha se i vetmi me të cilin nuk janë bërë konsultime është ambasadori Fërçkovski.

“Arsyeja për këtë është se në momentin kur është thirrur për konsultim ka nxjerrë të ashtuquajturat pushim mjekësor që sigurisht i takon atij. I uroj shëndet. Por kjo nuk do të thotë se procedura shtyhet. Aty kemi indikacione serioze për abuzime financiare të fondeve buxhetore dhe fakt është se aktualisht jemi duke kryer një revizion të funksionimit të misionit të përhershëm. Sëmundja nuk do të thotë se nuk do të ketë proces të përcaktimit të përgjegjësisë për indikacionet serioze që kemi për keqpërdorim të mjeteve financiare nga misioni në kohën kur ai drejtohej nga Fërçkoski”, tha Mucunski.

Për atë se a ka një kornizë kohore kur do të ketë rezultat nga konsultimet me të katër ambasadorët, Ministri i Punëve të Jashtme theksoi se rregullat për konsultime janë të rregulluara rreptësisht në Ligjin për Punë të Jashtme.

Në korrik të vitit 2024 në opinion u bë e ditur se Fërçkoski është thirrur në konsultim në Ministri për shkak të keqpërdorimeve financiare – evazionit të mjeteve, shpenzimi i mjeteve në kundërshtim me rregulloren e punës së misioneve diplomatike-konsullore, dhe duke mos vepruar sipas udhëzimeve të marra se në periudhën e kaluar i ka marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga ana tjetër, Fërçkoski përmes një reagimi tha se ka pasur një intervenim urgjent mjekësor në RMV dhe ka qenë në varrimin e vëllait të tij të ndjerë, ngjarje të papritura që e detyruan të përdorë përkohësisht paratë e misionit për një biletë avioni, të cilat i ka rikthyer nga fondet e tij private.

Në mars të vitit 2022, Ljubomir Fërçkoski u largua si ambasador i vendit në OKB pasi presidenti i atëhershëm Stevo Pendarovski nënshkroi dekretin për largimin e tij në mision. Fërçkoski, megjithatë, nuk e prezantoi platformën e tij para Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, sepse kryetari i atëhershëm i komisionit, Antonijo Miloshoski nga VMRO-DPMNE, në të paktën dy raste, nuk kishte caktuar mbledhje të Komisionit.

Më pas, shefi i shtetit sqaroi se procedura për emërimin e ambasadorit përfundon me mbrojtjen e tezave të kandidatit para kolegjit të MPJ-së, gjë që Fërçkoski e bëri në vitin 2021.

The post Vetëm Fërçkoski ende nuk ka shkuar te Mucunski për konsultime, mori pushim mjekësor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .