Kallëzim penal ndaj një inspektori policor në Strugë, ka vjedhur rrymë elektrike
MPB njofton se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë kundër V.R – inspektor për krime ndërkufitare dhe migrime në Strugë për shkak të ekzistimit të dyshimeve The post Kallëzim penal ndaj një inspektori policor në Strugë, ka vjedhur rrymë elektrike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
MPB njofton se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë kundër V.R – inspektor për krime ndërkufitare dhe migrime në Strugë për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “vjedhje e energjisë elektrike, energji termike ose gaz natyror”.
“Me datë 11.6.2024, punëtorët e EVN Strugë kanë konstatuar se i raportuari V.R kryen marrjen e paautorizuar të energjisë elektrike në tri faza në shtëpinë e tij në fshatin Dollogozhdë, Strugë”.
“I kallëzuari ka kryer vjedhjen e rrymës nga një shtyllë e EVN-së përmes një njehsori të instaluar në shtëpinë e babait të tij të ndjerë, nga ku kablloja e rrymës është futur në shtëpinë e tij. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale kundër V.R do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës”, njoftoi MPB.
The post Kallëzim penal ndaj një inspektori policor në Strugë, ka vjedhur rrymë elektrike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .