Veteranët e UÇK-së kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit
Në protestën e sotme kundër arrestimit të Blerim Ramadanit, Mevludin Bajrami, veteran i luftës ka dënuar arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, dhe dërgimin e tij në paraburgim ekstradues nga policia e Maqedonisë së Veriut dhe gjykata vendore, duke e cilësuar këtë akt si të papranueshëm. Veteranët dhe bashkëluftëtarët e Blerim Ramadanit kërkojnë lirimin […]
Në protestën e sotme kundër arrestimit të Blerim Ramadanit, Mevludin Bajrami, veteran i luftës ka dënuar arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, dhe dërgimin e tij në paraburgim ekstradues nga policia e Maqedonisë së Veriut dhe gjykata vendore, duke e cilësuar këtë akt si të papranueshëm.
Veteranët dhe bashkëluftëtarët e Blerim Ramadanit kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm, tërheqjen e urdhër-arrestit të lëshuar nga regjimi i Vuçiqit dhe mospërsëritjen e veprimeve të autoriteteve policore dhe gjyqësore nën diktatin e Serbisë.
“Në emrin tim dhe në emrin tuaj i përshëndes të gjithë familjarët e dëshmorëve të luftës, invalidët e luftës. Dhe ish ushtarët e UÇK-së.
Arrestimi i ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani dhe dërgimi në paraburgim ekstradues nga policia e Maqedonisë së Veriut dhe nga gjykata vendore është i papranueshëm. Ne veteranët dhe bashkëluftëtarët e Blerim Ramadanit kërkojmë lirimin e menjëhershëm, tërheqjen e urdhër-arrestit të regjimit të Vuçiqit, dhe mospërsëritjen e vlersimit të autoriteteve policore, gjygjsore nën diktatin e Vuçiqit dhe Serbisë nën diktatin e UÇK-së”, tha Bajrami.
Bajrami theksoi se ky akt, 25 vite pas luftës së drejtë të shqiptarëve për liri dhe barazi, është i papranueshëm dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të Ramadanit.
“Blerim Ramadanit i kanë caktuar masën 30 ditore të paraburgimit me vendim të Gjykatës Themeloe në Shkup. Blerim Ramadani është ndaluar në 17 korrik të 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë bazuar në një flet-arrest të lëshuar nga gjykata e Beogradit përmes interpol Serbia, ky akt 25 vite pas luftës së drejtë të shqiptarëve për liri dhe barazi, demokraci dhe pavarsi është i papranueshëm dhe ne kërkojmë lirimine tij të menjëhershëm pa ansnjë vonesë dhe kthimin e tij në familjen e tij. Çdo ditë vonesë është tendesë për poshtërimin dhe ofendimin e luftës tonë të drejtë, dhe kjo mendësi dhe veprimtari nuk do të tolerohet”, tha Bajrami./tvklan.mk/