Në territorin e RMV-së aktiv 12 zjarre

Në territorin e shtetit, sipas informatave të sotme të Qendrës për Menaxhim me Kriza, aktiv janë 2 zjarre, njofton Portalb.mk. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 35 zjarre në të hapur prej të cilëve 23 janë shuar. Siç informoi QMK, ende janë aktive zjarret midis fshatrave Dragoevo dhe Sellcë dhe fshatrat Puhçe dhe […]

Korrik 20, 2024 - 15:30
 0  4
Në territorin e RMV-së aktiv 12 zjarre

Në territorin e shtetit, sipas informatave të sotme të Qendrës për Menaxhim me Kriza, aktiv janë 2 zjarre, njofton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 35 zjarre në të hapur prej të cilëve 23 janë shuar.

Siç informoi QMK, ende janë aktive zjarret midis fshatrave Dragoevo dhe Sellcë dhe fshatrat Puhçe dhe Piperovo në Komunën e Shtipit, zjarri tek poligoni i Armatës Krivollak në drejtim të rrafshit të Shtipit, ndërsa nga ana e Negotinës është vendosur nën kontroll, si edhe zjarri tek fshati Badilen në Komunën e Novo Sellës.

Zjarre aktive ka edhe midis fshatrave Gabrovnik dhe Mokreni dhe midis Jabollçishtës dhe Drenovës në Komunën e Çashkës, midis fshatrave Sirkovo dhe Mërzen Oraovec në Rosoman, tek fshati Falish në Komunën e Kavadarit, fshatin Nebregovë në Komunën e Dollnenit, tek “Pashin most” në Komunën e Velesit, midis fshatrave Podlec dhe Çiçevo në Komunën Gradsko, si dhe tek deponia e qytetit në Dellçevë.

Zjarret më kritike po shuhen nga toka dhe nga ajri.

Në Numrin e vetëm për raste urgjente 112, për dallim nga numri rekord i djeshëm 3.159, gjatë natës së kaluar janë regjistruar 2.978 thirrje.