VIDEO| “Uniforma, municion dhe pajisje të tjera ushtarake”, pamje nga aksioni i Policisë në veri 

Në një operacion të zhvilluar sot në Zubin Potok, në kërkim të një personi të dyshuar lidhur me rastin e një laboratori të drogës, Policia e Kosovës ka gjetur dhe ka konfiskuar municion, uniforma dhe pajisje të tjera ushtarake. Në njoftimin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut thuhet se sot (20.11.2024) rreth orës

Nëntor 21, 2024 - 06:00
 0  8
VIDEO| “Uniforma, municion dhe pajisje të tjera ushtarake”, pamje nga aksioni i Policisë në veri 
video|-“uniforma,-municion-dhe-pajisje-te-tjera-ushtarake”,-pamje-nga-aksioni-i-policise-ne-veri 

video|-“uniforma,-municion-dhe-pajisje-te-tjera-ushtarake”,-pamje-nga-aksioni-i-policise-ne-veri 

Në një operacion të zhvilluar sot në Zubin Potok, në kërkim të një personi të dyshuar lidhur me rastin e një laboratori të drogës, Policia e Kosovës ka gjetur dhe ka konfiskuar municion, uniforma dhe pajisje të tjera ushtarake.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut thuhet se sot (20.11.2024) rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin Potokut i cili rast ishte hetuar në vitin 2018.

“I dyshuari nuk është gjetur në lokacionin ku dyshohej se mund të jetë, mirëpo në pronën e tij gjegjësisht në mal në një vend të mbuluara me dhe janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake”, thuhet në njoftimin e policisë,.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është thirr njësia e specializuar respektivisht njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive, ku gjatë kontrollit edhe në 3 (tri) vende tjera të groposura janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të ngjashme.

“Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia janë: uniformë ushtarake, pjesë të pushkëve të gjata, jelek taktik, gaz maska, një tytë e pistoletës, një palë pranga dhe 1,471 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

Në një operacion tjetër të zhvilluar të martën (19.11.2024) në Zveçan, policia ka sekuestruar armë, municion e veshje ushtarake.

Policia në njoftimin e bërë për media ka bërë të ditur se aksioni është kryer në rrugën “Kralj Petri” në Zveçan nga njësitet policore.

“Gjatë kontrollimit janë gjetur tre kavanozë (bure) plastikë të groposur në dhe, në të cilët kishte pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë. Fillimisht një bure është gjetur nga njësitet e DRP Mitrovicë Veri, e më pas nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive janë gjetur edhe dy bure të tjera”, thuhet në njoftimin e bërë për media.