VIDEO/ Vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës Ervin Salianji

Ervin Salianji ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Deputeti demokrat është pritur nga dhjetëra mbështetës, të cilët e kanë përshëndetur para se ai të vetëdorëzohej. Salianji ka zgjedhur që të mbajë një fjalë të shkurtër para mbështetësve të tij, të cilëve u ka thënë se asnjë sakrificë nuk shkon dëm në përballje me regjimin […]

shtator 27, 2024 - 21:00
 0  11
VIDEO/ Vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës Ervin Salianji

Ervin Salianji ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Deputeti demokrat është pritur nga dhjetëra mbështetës, të cilët e kanë përshëndetur para se ai të vetëdorëzohej.

Salianji ka zgjedhur që të mbajë një fjalë të shkurtër para mbështetësve të tij, të cilëve u ka thënë se asnjë sakrificë nuk shkon dëm në përballje me regjimin dhe se dita e demokratëve do të vijë.

Ervin Salianji: Asnjë sakrificë nuk shkon dëm, në përballje me regjimin, secili merr kosto. Unë e di se shumë miq e demokratë kanë vuajtur represionin e qeverisë, e vuajnë në mënyrë të përditshme që ju bën nëpërmjet vjedhjeve, nëpërmjet varfërisë. Ne do i çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve do të vijë!

Kujtojmë se  Gjykata e Apelit vendosi të enjten të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij përfundimisht me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”.