Salianji del nga selia blu dhe niset drejt Drejtorisë së Policisë: Luftën do ta bëj aty!
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka lënë ambientet e selisë blu, nga ku ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët. Salianji u shpreh se do të përballet me këtë vendim dhe se luftën do ta bëj nga burgu. Ervin Salianji: Çdo përpjekje që do të bëj është për të mirën dhe interesin publik, këta […]
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka lënë ambientet e selisë blu, nga ku ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët.
Salianji u shpreh se do të përballet me këtë vendim dhe se luftën do ta bëj nga burgu.
Ervin Salianji: Çdo përpjekje që do të bëj është për të mirën dhe interesin publik, këta nuk do të ngopen me të keqen, ne nuk do të ngopemi duke bërë mirë dhe të forcojmë shtetin ligjor. Unë jam shprehur se do të përballem kudo që këta kërkojnë dhe në këtë pengmarrje banditeske, do ta bëj betejën aty.
Beteja do të jetë një betejë që shpresoj të frymëzojë të gjithë qytetarët. Ka më të mirë se ata, ne jemi më të mirë se ata. Vendosim sakrificën, duke sakrifikuar lirinë për të thënë të vërtetën. E vërteta do të triumfojë, si opozita, në 6 Tetor.
Sot nuk kam dashur të lajmëroj asnjëlloj proteste. Miq të cilët kanë lajmëruar, janë të mirëpritur. Protestat do të jenë të mëdha. Ju falenderoj të gjithë mediat që kanë qenë aleatë të rëndësishëm në demaskimin e kësaj ngjarje dhe në pasqyrimin e ngjarjes, do të shihemi shpejt!
Pas përfundimit të fjalës, Salianji i është drejtuar Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku do të vetëdorëzohet për të vijuar dënimin e caktuar nga Gjykata e Apelit me një vit burg.