Mbërrin në Drejtorinë e Policisë avokati i Ervin Salianjit, dhjetëra qytetarë mblidhen në mbështetje të deputetit

Ervin Salianji pritet të vetëdorëzohet këtë pasdite, pas vendimit  të djeshëm nga Gjykata e Apelit me 1 vit heqje lirie. Avokati i deputetit demokrat, Ledio Braho ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ndërkohë që Salianji ende ndodhet në selinë blu duke diskutuar me kolegët e tij të grupit parlamentar. Sipas informacioneve, Braho po […]

shtator 27, 2024 - 21:00
 0  10
Mbërrin në Drejtorinë e Policisë avokati i Ervin Salianjit, dhjetëra qytetarë mblidhen në mbështetje të deputetit

Ervin Salianji pritet të vetëdorëzohet këtë pasdite, pas vendimit  të djeshëm nga Gjykata e Apelit me 1 vit heqje lirie.

Avokati i deputetit demokrat, Ledio Braho ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ndërkohë që Salianji ende ndodhet në selinë blu duke diskutuar me kolegët e tij të grupit parlamentar.

Sipas informacioneve, Braho po kryen aktet e fundit procedurale lidhur me ekzekutimin e vendimit ndaj Salianjit.

Jashtë ambienteve të DVP Tiranë janë mbledhur shumë mbështetës, të cilët u thirrën nga Grupi Parlamentar i PD-së.