Viti i ri shkollor – LSDM-ja organizon protestë të mësimdhënësve
Të dielën më 1 shtator, LSDM-ja, përmes Komisionit për arsim, organizon tubim të mësimdhënësve dhe punonjësve të arsimit. Sic u tha në një press-konferencë të socialdemokratëve, tubimi do të mbahet para Ministrisë së Arsimit. Me moton “S`keni arsyetime, rrisni pagat!”, LSDM-ja të dielën para Ministrisë së Arsimit përmes protestës do të kërkojë rritjen e pagave […]
Të dielën më 1 shtator, LSDM-ja, përmes Komisionit për arsim, organizon tubim të mësimdhënësve dhe punonjësve të arsimit. Sic u tha në një press-konferencë të socialdemokratëve, tubimi do të mbahet para Ministrisë së Arsimit.
Me moton “S`keni arsyetime, rrisni pagat!”, LSDM-ja të dielën para Ministrisë së Arsimit përmes protestës do të kërkojë rritjen e pagave në arsim për 12% dhe të plotësohen kërkesat e mësimdhënësve.
Sipas LSDM-së, para nisjes së vitit të ri shkollor, Mickoski dhe Janevska nuk kanë koncept e as plan zhvillimor për arsimin dhe se pushteti i VMRO-DPMNE-së nuk e ka ndërmend t`i rrisë pagat në arsim për 12%.
DANIELA NIKOLOVA – DEPUTETE E LSDM-së
“Ky tubim, para nisjes së vitit shkollor është një alarm, një paralajmërim, ku do të shfaqet revolta për politikat e gabuara në arsim nga ana e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe Vesna Janevskës. Ftojmë punonjësit në arsim, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike, që të na bashkohen. Bashkërisht ta shprehim pakënaqësinë dhe ta ngrejmë zërin, të bëjmë presione kundër pushtetit për t`i ndryshuar politikat e gabuara”
Sindikata e pavarur për arsim thotë se pavarësisht se Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, paralajmëroi rritje të pagave nga marsi I vitit të ardhshëm, konform marrëveshjeve kolektive dhe Ligjit për paga minimale, rritja u takon nga shtatori. Nëse kjo nuk ndodh kanë paralajmëruar protesta.
Por, SASHK-u thotë se mbeten në qëndrimin se rritja e pagave është e domosdoshme, por shprehen optimist se ky problem do të zgjidhet përmes dialogut me Ministren Janevska.
Krahas protestave të një pjese të mësimdhënësve, në vitin e ri shkollor, paralajmërohet se do të ketë libra për nxënësit, përvec për gjuhët e huaja.
Për nxënësit e Shkupit probleme pritet të paraqiten edhe me transportin jo të regullt publik.
Nga ana tjetër, sikurse vitet e kaluara, është zvogëluar numri i filloristëve, ku për këtë vit shkollor evidentohen 500 filloristë më pak. /tvklan.mk