Vitin e kaluar 307 persona nga mosha 14 deri 18 vjeç janë gjykuar si pasojë e konfliktit me ligjin
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i personave madhorë të regjistruar – autorë të njohur në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, është ulur me 6.9%. Në konflikt me ligjin janë raportuar 433 fëmijë, ndërsa në 287 raste është bërë propozim për caktimin e gjobës/masës, për 110 nuk është nisur asnjë procedim […]
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i personave madhorë të regjistruar – autorë të njohur në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, është ulur me 6.9%.
Në konflikt me ligjin janë raportuar 433 fëmijë, ndërsa në 287 raste është bërë propozim për caktimin e gjobës/masës, për 110 nuk është nisur asnjë procedim dhe për 36 raste është anuluar.
Janë dënuar gjithsej 307 fëmijë nga mosha 14 deri në 18 vjeç, nga të cilët 120 për krime kundër pronës, 70 për krime kundër rendit publik, 43 për krime kundër jetës dhe trupit, 37 për krime kundër sigurisë së trafikut…
Në periudhën e përmendur, numri i të dënuarve të moshës madhore është zvogëluar për 16%, ndërsa numri i të akuzuarve ka qenë i ulur për 15,8 %.
Në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, numri i fëmijëve të raportuar në konflikt me ligjin, si autorë të krimit, është ulur për 8,5%, dhe numri i fëmijëve të dënuar në konflikt me ligjin, si autorë të krimeve, është rritur me 17,2%.