VLEN: Ajri ndotur si pasojë e papërgjegjësisë së ish pushtetit
VLEN në një kumtesë për media ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së në lidhje me ajrin e ndotur. Nga VLEN thonë se BDI vazhdon të nënvlerësoj intelegjencën e qyetarëve. “Ky klub njerëzish të etur për pushtet e të zhytur në korrupsion me vite të tëra kanë udhëhequr me mjedisin me kuadro katastrofal që për pasojë […]
VLEN në një kumtesë për media ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së në lidhje me ajrin e ndotur. Nga VLEN thonë se BDI vazhdon të nënvlerësoj intelegjencën e qyetarëve.
“Ky klub njerëzish të etur për pushtet e të zhytur në korrupsion me vite të tëra kanë udhëhequr me mjedisin me kuadro katastrofal që për pasojë edhe sjellën këtë gjendje. Madje, nuk duhet të harrojmë edhe nismën e kaçakut, Artan Grubi, që tentoi BDI-në ta shndërroj në parti të gjelbër pasi kishin shkatrruarmjedisin, por edhe në këtë tentativë dështuan siç dinë më së miri vetë ata”.
“Ajri ndotur e mjedisi shkatërruar janë si pasojë e papërgjegjësisë së ish pushtetit të kaluar, të cilët Ministrinë e Mjedisit e trajtonin si institucion të parëndësishëm e sa për ta bërë ndokënd ministër. Pra, për ish pushtetin Ministria e Mjedisit ishte produkt tregu që plotësonin pakënaqësitë e tyre”.
“Ajri ndotur në Shkup daton shumë herët. Ne po sjellim në kujtesën tuaj kohën e ish ministrit të BDI-së, Sadulla Duraku, siç preferojnë ta quajnë ata gaga. I cili pa fije turpi e pëgjegjësie kur pyetej nga gazetarët për këtë temë që qytetarët po shqetësohen për ajrin e ndotur. Përgjigja e tij ishte si në vijim: “nuk brengosem unë çfarë mendojnë qytetarët””.
“Pra, me këso kuadro të BDI-së mjedisi erdhi në gjendje të mjerueshme e ajri ndotur ka depërtuar vendbanimet tona. Por, tani kjo çështje ka marrë fund sepse BDI në opozitë gjitha gjërat po vijnë binar”, thonë nga VLEN.
Më tej shtojnë se prej kur ata janë në pushtet janë ndarë 50 milionë euro, nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për komunat.
“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nën udhëheqjen e ministrit Mexhiti suksesshëm ka fituar donacion të Bashkimit Evropian, me çka kemi siguruar 6 autobusë ekologjik. Ndërkaq, si Qeveri e Maqedonisë së Veriut po shqyrtojmë mundësinë e blerjes së 100-120 autobusëve elektrikë, me qëllim të një zgjidhjeje të qëndrueshme të problemit të transportit publik, por edhe për të ndikuar drejtëpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit të Qytetit të Shkupit. VLEN të përkushtuar maksimalisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit të ndotur nga papërgjegjësia e ish pushtetit”, thonë nga VLEN.