VLEN: Dëshmia e Angellovit demaskoi patriotizmin e rrejshëm të BDI-së dhe LSDM-së
Si bombë shpërtheu dëshmia e djeshme e Stojançe Angellovit, i cili drejtpërdrejt theksoi se Ali Ahmeti personalisht kishte shprehur gatishmërinë për të pranuar miratimin vetëm të Ligjit për branitellat, derisa ishte në koalicion qeveritar me LSDM-në, thonë nga VLEN. “E qartë është se Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BDI) dhe LSDM-ja e delegjitimuar, të cilat dëshpërimisht […]
Si bombë shpërtheu dëshmia e djeshme e Stojançe Angellovit, i cili drejtpërdrejt theksoi se Ali Ahmeti personalisht kishte shprehur gatishmërinë për të pranuar miratimin vetëm të Ligjit për branitellat, derisa ishte në koalicion qeveritar me LSDM-në, thonë nga VLEN.
“E qartë është se Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim (BDI) dhe LSDM-ja e delegjitimuar, të cilat dëshpërimisht përpiqen të shpëtojnë lëkurën e tyre nga përgjegjësia penale, nuk zgjedhin mjete në manipulimet e tyre. Gjatë shtatë viteve të qeverisjes së tyre, qytetarët ishin dëshmitarë të korrupsionit masiv, dhe në vend që ta pranojnë debaklin e tyre dhe të vënë gishtin në kokë, ata përpiqen ta mashtrojnë opinionin me propozimin për “ligjin e branitellave”.
LSDM-ja e deligjitimuar, e cila dikur angazhohej për konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, tani përpiqet të fitojë pikë të ulëta politike në kurriz të shqiptarëve. Strategjia e tyre e manipulimit dhe populizmit i çon ata në një pikë parrugëdalje, ku qytetarët, pavarësisht nacionalitetit të tyre, do ta shkulin përgjithmonë nga harta politike.
Por VLEN ka një mesazh të qartë edhe për BDI-në: kur bëhesh “Ali Ahmeti i Soravisë”, përfundon më “Ali Ahmeti i UÇK-së” Publikisht i bëjmë thirrje “Ali Ahmetit të Soravijës”: A është e vërtetë dëshmia e Stojançe Angellovit se para të gjithë partnerëve të atëhershëm të koalicionit ke pranuar të mbyllësh sytë për të lejuar kalimin e ligjit të branitellave, duke u përpjekur të shpëtosh koalicionin dhe Qeverinë e Dimitar Kovaçevskit?”, thuhet në kumtesën e VLEN-it.
Ligji i branitellave, shtojnë nga atje, është përpjekje e qartë e shokëve të ngushtë që janë në hall të madh, BDI dhe LSDM, për të shpërqendruar vëmendjen nga korrupsioni dhe skandalet që i ndiqnin politikat e tyre. Koalicioni VLEN është i vendosur të luftojë për transparencë, përgjegjësi dhe interesat e vërteta të qytetarëve. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm kundër politikave manipuluese, duke siguruar një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët.