VLEN drejt fragmentimit Tensionet e brendshme rrezikojnë kohezionin e koalicionit, edhe ashtu të cunguar!
Burime të afërta me zhvillimet politike flasin për tensione në rritje brenda koalicionit VLEN, ku partitë përbërëse po përballen me ndasi të theksuara rreth ndarjes së komunave dhe kandidaturave për The post VLEN drejt fragmentimit Tensionet e brendshme rrezikojnë kohezionin e koalicionit, edhe ashtu të cunguar! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burime të afërta me zhvillimet politike flasin për tensione në rritje brenda koalicionit VLEN, ku partitë përbërëse po përballen me ndasi të theksuara rreth ndarjes së komunave dhe kandidaturave për zgjedhjet lokale.
Në Saraj, që shihet si bastion kyç i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit, përplasjet janë të hapura. Alternativa nxit kandidaturën e Orhan Mirtezanit, ndërsa Lëvizja Besa propozon Hasim Murtezanin. Nga ana tjetër, Lëvizja Demokratike prezanton Muhamed Elmazin. Të gjitha partitë me kandidatë të veçantë – një sinjal i qartë për mungesën e konsensusit dhe për thellimin e përçarjes në terren.
Ndërkohë në Tearcë, përplasjet mes Daut Memishit (Besa) dhe Amir Elezit (Alternativa) kanë marrë përmasa serioze. Burime nga brenda koalicionit nuk përjashtojnë garë të ndarë në këtë komunë – një skenar që, nëse realizohet, do të ishte goditje e rëndë për imazhin e unitetit të koalicionit VLEN.
Edhe në komuna të tjera, ndarja e pushtetit lokal po shfaqet si mollë sherri, me struktura lokale që kundërshtojnë imponimet nga qendrat partiake. Vetë lideri i LD-së, Izet Mexhiti, thuhet se ka fokusuar vëmendjen në Saraj, duke parë rrezikun që përbën kandidimi i Bujar Osmanit dhe përforcimi i BDI-së në Çair.
Një tjetër zhvillim që ka tërhequr vëmendje është qortimi i brendshëm ndaj Bashkim Bakiut, figurë në rritje në kuadër të VLEN-it, të cilit i është kërkuar të “frenojë ambiciet”, sinjal i qartë për tensione në hierarkinë e brendshme të koalicionit. Bakiu njihet si krahu i Arben Fetait, grupacion që me gjasë nuk do të ketë asnjë kandidaturë për kryetar komune.
Sondazhet e fundit që po qarkullojnë mes partive përbërëse përshkruhen më shumë si “blerje kohe” dhe mjete psikologjike për të shmangur shpërbërjen. Megjithatë, analizat e brendshme nuk përjashtojnë mundësinë që në ditët apo javët e ardhshme të ndodhë një përçarje e thellë. Flitet se secila parti është duke përgatitur terrenin për garim të veçantë, në përpjekje për të ruajtur kontrollin mbi bastionet e veta tradicionale.
Në vend të konsolidimit të ndikimit shqiptar në qeverisjen e re, fragmentimi i VLEN-it mund të çojë në dobësimin e zërit politik shqiptar dhe të rrisë rrezikun e rikthimit të BDI-së si faktor dominues në disa komuna. Mungesa e koordinimit mund të kushtojë rëndë – jo vetëm në nivel lokal, por edhe në balancën politike të qeverisë aktuale.
Dobësimi i VLEN ndodhi edhe për shkak të largimit të ASH-së së Arben Taravarit, e cila në sondazhe dilte 3 me 1 kundrejt partive të tjera në këtë koalicion. Flaka Media
The post VLEN drejt fragmentimit Tensionet e brendshme rrezikojnë kohezionin e koalicionit, edhe ashtu të cunguar! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
