VLEN: Minçev dhe Dimitrievski të ngatërruar në film parazgjedhor!

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj vendimeve të Ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, lidhur me Balancuesin. VLEN-i thotë se ka pritur që Minçev t’i anulojë të gjitha shpalljet sipas balansuesit në të cilat maqedonasit janë përcaktuar si shqiptarë për t’u punësuar në administratën publike. “Pikërisht kjo është keqpërdorim me balansuesin, për të cilin Ministria e […] The post VLEN: Minçev dhe Dimitrievski të ngatërruar në film parazgjedhor! appeared first on InfoShqip.com.

Korrik 26, 2024 - 22:30
 0  5
VLEN: Minçev dhe Dimitrievski të ngatërruar në film parazgjedhor!

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj vendimeve të Ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, lidhur me Balancuesin. VLEN-i thotë se ka pritur që Minçev t’i anulojë të gjitha shpalljet sipas balansuesit në të cilat maqedonasit janë përcaktuar si shqiptarë për t’u punësuar në administratën publike.

“Pikërisht kjo është keqpërdorim me balansuesin, për të cilin Ministria e tij nuk duhet të heshtë. Në të njëjtën kohë, është më racionale që Dimitrievski dhe Minçev të bëjnë një listë të institucioneve shtetërore në të cilat ende nuk ka qasje për shqiptarët. Ulja e përqindjeve të shqiptarëve është folklor parazgjedhor dhe një argument plus pse duhet shfuqizuar balansuesi dhe të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë. Një qasje e tillë do t’i eliminojë disa politikanë si Dimitrievski dhe Minçev që të vendosin se sa dhe çfarë shqiptarësh do të punësohen në administratën publike!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

VLEN-i gjithashtu porosit ZNAM-in se kanë vlerësim të gabuar se identitetin e tyre politik do ta krijojnë mbi një doktrinë antishqiptare.

“Së shpejti do të vijnë zgjedhjet lokale, ku sërish do të kuptojnë se në Kumanovë nuk ka fitore pa shqiptarët”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

The post VLEN: Minçev dhe Dimitrievski të ngatërruar në film parazgjedhor! appeared first on InfoShqip.com.