VLEN: Në zgjedhjet e ardhshme lokale BDI-ja do të ndëshkohet ashpër

BDI-ja është duke injoruar vullnetin e shumicës së shqiptarëve prandaj në zgjedhjet lokale do të ndëshkohet ashpër, thonë nga VLEN. “Epshi i tyre për të qenë në pushtet me çdo kusht do të rezultojë në një referendum kundër tyre në zgjedhjet lokale. Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk e falin hipokrizinë e tyre! BDI i lutej […]

shkurt 2, 2025 - 17:00
 0  4
VLEN: Në zgjedhjet e ardhshme lokale BDI-ja do të ndëshkohet ashpër

BDI-ja është duke injoruar vullnetin e shumicës së shqiptarëve prandaj në zgjedhjet lokale do të ndëshkohet ashpër, thonë nga VLEN. “Epshi i tyre për të qenë në pushtet me çdo kusht do të rezultojë në një referendum kundër tyre në zgjedhjet lokale. Shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk e falin hipokrizinë e tyre! BDI i lutej mandatarit të atëhershëm, Mickoski, që t’i merrte ata në vend të VLEN-it në Qeveri. Oferta e BDI-së, ishte katër ministri pa kryetar Kuvendi, plus marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale në Kërçovë dhe Strugë, ku të paktën një kandidat i përbashkët për kryetar komune i VMRO-së dhe BDI-së do të ishte maqedonas. Kaq për parimet dhe moralin e kësaj udhëheqësie të kapur të BDI-së”, thuhet më tej në reagimin e tyre ndaj komunikatës së BDI-së për bashkëpunimin në zgjedhjet lokale. /Alsat.mk