VLEN reagoi për situatën në Ansambël: BDI dhe satelitët e saj kanë shkatërruar kulturën shqiptare
Koalicioni VLEN ka reaguar për tensionet brenda Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe. Sipas tyre, BDI dhe satelitët e saj vazhdimisht kanë nëpërkëmbur kulturën shqiptare, dhe e fundit nga kjo nëpërkëmbje është edhe Ansambli me drejtorin e këtij institucioni, Shkodran Tolaj, i cili, siç shprehen nga VLEN, si arritje në karrierë ka vetëm faktin që […]
Koalicioni VLEN ka reaguar për tensionet brenda Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe. Sipas tyre, BDI dhe satelitët e saj vazhdimisht kanë nëpërkëmbur kulturën shqiptare, dhe e fundit nga kjo nëpërkëmbje është edhe Ansambli me drejtorin e këtij institucioni, Shkodran Tolaj, i cili, siç shprehen nga VLEN, si arritje në karrierë ka vetëm faktin që është këngëtar personal i Ali Ahmetit, transmeton Portalb.mk.
“Rrëfimet e punonjësve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe janë skandaloze dhe të tmerrshme. Koalicioni VLEN përshëndet guximin dhe kurajon e këtyre punonjësve që kanë dalë publikisht për të shpalosur “mëkatet” e këngëtarit të Ali Ahmetit, Shkodran Tolaj. Ky person, në vend që të merret me avancimin e kulturës, është marrë me gjithçka tjetër përveç se me detyrën e tij primare, gjë që është emblematike për partinë që ka qeverisur këtë vend për 22 vite me kuadro joprofesionistë. Në vend se të zgjidhë statusin e punonjësve, ai ka zgjedhur t’i lë pezull dhe t’i degradojë, duke shfaqur arrogancën dhe mungesën e përgjegjësisë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Koalicioni VLEN thotë se, Tolaj ka pasur mundësinë të zgjidhë statusin e artistëve, por zgjodhi të ndjekë të neglizhencën “si çdo institucion tjetër që udhëhiqet nga BDI dhe satelitët e saj”.
“I bëjmë thirrje edhe prokurorisë publike që të hyjë në këtë institucion dhe të sheh nëse ka skelje edhe më të mëdha të punës së tij. BDI dhe satelitët e saj kanë treguar paaftësinë e tyre për të menaxhuar institucionet publike dhe për t’u shërbyer qytetarëve. Përveç për krim dhe korrupsion, ata nuk kanë treguar aftësi në asnjë fushë tjetër, duke sjellë dëme të mëdha në shoqërinë tonë”, shtojnë nga VLEN.
Ndryshe artistët që kanë qenë pjesë e Ansamblit, mbajtën dje konferencë për media. Ata thanë se në asnjë moment nuk kanë qenë të njoftuar për largimin, ndërsa përballen edhe me presione. Drejtori i Ansamblit paraqitjen e artistëve para mediave e konsideroi “cirkuz”.
Për këtë problem Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Maqedoninë e Veriut ia ka hedhur fajin Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në lidhje me largimin nga puna të 34 artistëve. Nga atje theksuan se konkursi nuk është publikuar për shkak zgjedhjeve të majit.
Ndryshe, faqja e Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut më 2 gusht ka nxjerrë performancë “live” për festën e Ilindenit me disa artistë që, nuk janë pjesë e Ansamblit. Kaq ka mjaftuar që artistë nga ky institucion, të cilët tashmë figurojnë si të papunë, të shpërthejnë në rrjetet sociale. Ata kërkojnë kthimin e të gjithë artistëve në punë dhe llogari nga drejtori i këtij institucioni, Shkodran Tolaj.
Ndryshe, Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është themeluar në mbledhjen e 57-të të Qeverisë më 6 mars 2018 si institucion kombëtar i kulturës shqiptare.
- LEXO: Punonjësit e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve thonë se nuk kanë qenë të njoftuar për largimin: Përballemi edhe me presione
- LEXO: Reagoi Ansambli rreth largimit të 34 artistëve nga puna, zëvendësministri Sulejmani premtoi zgjidhje
- LEXO: Pas reagimeve të disa artistëve për largimin e 34 punëtorëve, Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në RMV fajin ia hodhi Qeverisë