Vrasja në Pogradec, Rama: Autori i krimit nuk kishte mbrojtje politike

Në qytetin e Durrësit, Partia Socialiste po zhvillon mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë Edi Rama u ndal edhe te vrasje e Egli Progës në Porgradec. Rama u shpreh se autori i krimit nuk kishte mbrojtje politike, por viktima ishte pjesë e PS dhe punonte në OSHEE. Pjesë nga fjala e […]

shtator 8, 2024 - 14:00
 0  7
Vrasja në Pogradec, Rama: Autori i krimit nuk kishte mbrojtje politike

Në qytetin e Durrësit, Partia Socialiste po zhvillon mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë Edi Rama u ndal edhe te vrasje e Egli Progës në Porgradec. Rama u shpreh se autori i krimit nuk kishte mbrojtje politike, por viktima ishte pjesë e PS dhe punonte në OSHEE.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“U vu kuja se policia kishte tentuar ta fshihte krimin. Gënjeshtër. Shpejtësia dhe ndalimi i autorit është dokumentuar. U tha se ambulanca erdhi 40 min me vonesë, gënjeshtër. Mbërritja e ambulancës është e dokumentuar.

U përhap përralla se autori kishte mburojë politike, gënjeshtër. Jo vetëm dihet botërisht që PS nuk mbron as ministrat, por në rastin konkret ai dajë në fjalë që dikur ka qenë pjesë e PS është një person i dënuar me detyrën dhe prej kohësh nuk ka asnjë angazhim me PS. I ndjeri po, ai ishte anëtar me tesër i PS dhe nuk ishte pronari i lokalit ku ndodhi përplasja, por punonjës i OSSHE.

Derisa e vërteta të veshtë pantallonat gënjeshtra me 7 bishta e bëri 7 xhiron e vendit tonë. Edhe me ndihmën  e një prokurori të paaftë, që pa kryer asnjë hetim ndryshoi përcaktimin e policisë si vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia duke revoltuar të madh dhe të vogël. Kështu popullit ju dha pa pikë turpi dhe mëshirë doza e helmit për të bërë politikë me një vdekje tragjike. Derisa duke organizuar një protestë mashtruese kundër qeverisë, ndërkohë që çështje ishte dorëzuar korrektësisht nga policia në duart e pushtetit gjyqësor.

Për të larë ujin e trashë me të hollin, prokuroria mori një të pandehur një polic patrulle, duke treguar se as nuk e ka haberin e rolit të patrullës në raste të tilla. Më keq akoma, duke bërë politikë në vend që të bënte hetim të pavarur.”