Meta akuzon kryeministrin: Rama i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike.  Meta tha se, në kulmin e këtij skandali, Rama rikthen fshehurazi projektligjin për importin e plehrave.  “Dy çështje madhore, njëra është alarmante dhe skandaloze, duke […]

gusht 21, 2024 - 20:00
 0  11
Meta akuzon kryeministrin: Rama i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike. 

Meta tha se, në kulmin e këtij skandali, Rama rikthen fshehurazi projektligjin për importin e plehrave. 

“Dy çështje madhore, njëra është alarmante dhe skandaloze, duke shqetësuar edhe organizatat ndërkombëtare të mjedisit dhe të shëndetit. Jemi këtu për të dënuar rikthimin fshehurazi nga qeveria Rama të projektligjit për importin e plehrave, pikërisht në kulmin e shpërthimit të skandalit të përfshirjes së Edi Ramës në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike. Plehrat janë kthyer në një minierë të thellë korrupsioni dhe zhvatjen çdo ditë të qindra milionë eurove, por edhe helmimit të qytetarëve shqiptarë”, tha Meta. 

“Edi Rama ka bërë eksport shtetëror të mijëra tonë plehra toksike drejt Tajlandës dhe Kinës. Një operacion mafioz ndërkombëtar, duke asgjësuar institucionet më të larta të sigurisë dhe ligjit, nga SPAK, SHISH, Policia, doganat e të tjera. Sot, këto institucione nuk mbajnë asnjë përgjegjësi publike për të paktën 215 kontejnerë me plehra toksike, që u nisën nga Elbasani në Durrës dhe më pas drejt Kinës dhe Tajlandës. 

Në asnjë rast nuk mundet që një operacion i tillë kriminal, me përfshirjen e kaq shumë aktorëve shtetërorë, të ndodhë pa dijeninë e tyre”,-tha Meta.