Vrasje në Shtip – Viktimë një 25-vjeçar turk, 5 persona të ndaluar | VIDEO
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shtipit mbrëmjen e 8 majit 2025. Rreth orës 21:25, në një lokal në sheshin qendror të qytetit, u qëllua me armë zjarri ndaj The post Vrasje në Shtip – Viktimë një 25-vjeçar turk, 5 persona të ndaluar | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shtipit mbrëmjen e 8 majit 2025. Rreth orës 21:25, në një lokal në sheshin qendror të qytetit, u qëllua me armë zjarri ndaj shtetasit turk E.O. (25), i cili ndërroi jetë në Spitalin Klinik të Shtipit rreth orës 22:10, si pasojë e plagëve të marra, shkruan Flaka. Autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me veturë, por falë reagimit të shpejtë të policisë dhe përdorimit të dronëve për lokalizim, rreth orës 22:15 u ndal një veturë tip “BMW” me targa të Shtipit në pikën pagesore Miladinovci.
Në automjet ndodheshin katër persona: A.H. (22), T.M. (22), O.M. (29) dhe A.O. (28), të gjithë shtetas të Turqisë. A.H. u përpoq të ikte, por u kap së bashku me autorin e dyshuar të vrasjes, K.K. (21), po ashtu nga Turqia.
Të pesë personat janë ndaluar nga policia dhe ndaj tyre do të ngriten kallëzime penale në koordinim me Prokurorinë Publike.
Autoritetet po hetojnë motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Flaka Media
Lexo rreth rastit: Siguria në krizë – LSDM akuzon Ministrinë e Punëve të Brendshme pas vrasjes në Shtip
Publikohen pamjet e vrasjes në Shtip | VIDEO
Incident i rëndë me armë zjarri në Shtip, autori i dyshuar arrestohet | VIDEO
Shtip, një student turk mbeti i vrarë | FOTO
The post Vrasje në Shtip – Viktimë një 25-vjeçar turk, 5 persona të ndaluar | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .