Vushtrri, lëndohet një person si pasojë e një aksidenti mes traktorit dhe veturës

Drejtuesi i një traktorit është lënduar si pasojë e një aksidenti që e pati me një veturë. Rasti ka ndodhur sot në orët e pasdites në dalje të Vushtrrisë në drejtim të Skenderajt. Rasti u konfirmua për Front Online nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti. “Shoferi i traktorit ka pësuar lëndime […]

gusht 4, 2024 - 23:30
 0  6
Vushtrri, lëndohet një person si pasojë e një aksidenti mes traktorit dhe veturës

Drejtuesi i një traktorit është lënduar si pasojë e një aksidenti që e pati me një veturë.

Rasti ka ndodhur sot në orët e pasdites në dalje të Vushtrrisë në drejtim të Skenderajt.

Rasti u konfirmua për Front Online nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Shoferi i traktorit ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Zaiti.