William dhe Kate nuk morën pjesë në drekën tradicionale të mbretit Charles para Krishtlindjeve
Princi William dhe Kate Middleton nuk morën pjesë në drekën tradicionale para Krishtlindjeve të mbretit Charles në Pallatin Buckingham këtë vit, ku u mblodh e gjithë familja e gjerë. Arsyeja e mungesës së tyre nuk dihet, dhe William dhe Kate do t’i kalojnë pushimet me fëmijët e tyre në shtëpinë e tyre – Sandringham Palace. […]
Princi William dhe Kate Middleton nuk morën pjesë në drekën tradicionale para Krishtlindjeve të mbretit Charles në Pallatin Buckingham këtë vit, ku u mblodh e gjithë familja e gjerë.
Arsyeja e mungesës së tyre nuk dihet, dhe William dhe Kate do t’i kalojnë pushimet me fëmijët e tyre në shtëpinë e tyre – Sandringham Palace.
Gjithashtu, sipas mediave të huaja, në darkën familjare nuk mori pjesë edhe Princi Andreë, vëllai i vogël i mbretit Charles, pavarësisht se ishte i ftuar.
British Express shkroi më parë se mbreti e ftoi atë pavarësisht grindjes së tyre.
“Burimet thonë se mbreti është i vendosur për ruajtjen e unitetit familjar, veçanërisht gjatë sezonit të Krishtlindjeve”, raportoi Express.
Si çdo vit, disa ditë para Krishtlindjeve, Kate Middleton dhe Princi William publikuan një kartolinë tradicionale të Krishtlindjeve.
Në rrjetet e tyre zyrtare sociale është publikuar një video e shkurtër ku shihet një kartolinë me fjolla dëbore që bien mbi të. Kartolina përmban një foto të tyre së bashku me fëmijët nga një video emocionuese në të cilën Kate foli për gjendjen e saj shëndetësore dhe një mesazh të shkurtër për fansat.
“Ju urojmë Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”, thuhej në të. /Telegrafi/
View this post on Instagram
A post shared by The Prince and Princess of Wales (@princeandprincessofwales)