Xhaferi kërkoi nga Gjykata Administrative të mbrojë rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit
Kryeministri teknik në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, njëkohësisht deputeti i ardhshëm i BDI-së, kërkoi nga Gjykata Administrative që të mbrojë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën me 8 maj, transmeton Portalb.mk. “Kam pranuar raporte nga pjesëmarrës në procesin zgjedhor për shqetësime në lidhje me tentativa për inzhinjering zgjedhor me marrëveshje ndërpartiake jashtë-institucionale për […]
Kryeministri teknik në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, njëkohësisht deputeti i ardhshëm i BDI-së, kërkoi nga Gjykata Administrative që të mbrojë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën me 8 maj, transmeton Portalb.mk.
“Kam pranuar raporte nga pjesëmarrës në procesin zgjedhor për shqetësime në lidhje me tentativa për inzhinjering zgjedhor me marrëveshje ndërpartiake jashtë-institucionale për votim dhe mbivotim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në lidhje me ankesat e dorëzuara simptomatike nga ana e pjesëmarrësve në zgjedhje”, deklaroi Xhaferi.
Ai theksoi që ka tentim për ndryshimin e rezultatit zgjedhor me qëllim ndryshimin e raportit të numrave në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
“ Kredibiliteti i zgjedhjeve dhe procesit demokratik, i pranuar dhe përshëndetur nga të gjitha partitë dhe komuniteti ndërkombëtar, tash është në duart e gjykatës administrative dhe unë ftoj të gjitha institucionet të veprojnë në përputhje me Ligjin, pa direktiva partiake ose politike nga cilado palë, dhe të mbrojnë kredibilitetin e procesit zgjedhor deri në fund, pa hedhur asnjë njollë mbi vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje”, deklaroi Xhaferi.
Ndryshe, koalicioni VLEN ka reaguar në lidhje me vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për ankesat në lidhje me zgjedhjet parlamentare. Ata theksojnë se KSHZ-ja vërtetoi manipulimet e bëra nga Fronti Evropian. Ndërkaq, Fronti Evropian reagoi duke thënë se do ta ankimojnë vendimin në Gjykatën Administrative.
Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituuohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.
- LEXO: VLEN theksoi se KSHZ-ja i konfirmoi manipulimet zgjedhore të Frontit Evropian, këta të fundit do ta ankimojnë vendimin për rivotim
- LEXO: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare 2024 në RMV dhe numri i deputetëve (Infografik)
- LEXO: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV (Infografik)
- LEXO: Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, këtu i gjeni të gjitha lajmet për procesin