VLEN-i e tërhoqi njërën padi në Gjykatën Administrative, Fronti Evropian i dërgoi shtatë
Përfaqësuesi i koalicionit VLEN në Gjykatën Administrative sot e tërhoqi padinë në lidhje me parregullsitë në vendvotimin 0511 në Gostivar për rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit, transmeton Portalb.mk. Vendimi i koalicionit VLEN për ta larguar padinë erdhi pasi Komisioni Shtetëror Zgjedhor kishte vendosur të refuzon ankesën e koalicionit VLEN për vendovotimin 0511 në Banjicë […]
Përfaqësuesi i koalicionit VLEN në Gjykatën Administrative sot e tërhoqi padinë në lidhje me parregullsitë në vendvotimin 0511 në Gostivar për rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit, transmeton Portalb.mk.
Vendimi i koalicionit VLEN për ta larguar padinë erdhi pasi Komisioni Shtetëror Zgjedhor kishte vendosur të refuzon ankesën e koalicionit VLEN për vendovotimin 0511 në Banjicë të poshtme në Gostivar. KSHZ-ja kishte dëshmuar gjendjen faktike se nuk ka parregullsi në këtë vendvotim.
Në lidhje me parregullsitë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, Gjykata Administrative theksoi që ka pranuar shtatë padi nga Koalicioni “Fronti Evropian”, për çka ka formuar edhe lëndë.
Ndryshe, koalicioni VLEN vlerësoi se KSHZ-ja vërtetoi manipulimet e bëra nga Fronti Evropian. Ndërkaq, Fronti Evropian reagoi duke thënë se do ta ankimojnë vendimin në Gjykatën Administrative, ndërkohë Talat Xhaferi ka kërkuar nga kjo gjykatë të mos ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit.
Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituuohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.
- LEXO: Xhaferi kërkoi nga Gjykata Administrative të mbrojë rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit
- LEXO: VLEN theksoi se KSHZ-ja i konfirmoi manipulimet zgjedhore të Frontit Evropian, këta të fundit do ta ankimojnë vendimin për rivotim
- LEXO: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare 2024 në RMV dhe numri i deputetëve (Infografik)
- LEXO: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV (Infografik)
- LEXO: Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, këtu i gjeni të gjitha lajmet për procesin