YIHR u bënë thirrje institucioneve ta prioritizojnë prurjen e drejtësisë për të zhdukurit
“Dera e Pritjes” Nismën Rinore për të Drejtat e Njeriut e mblodhi në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme në Sheshin “Skënderbeu” për të ndjerë peshën e 1612 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. “Kjo ishte një ditë solidariteti me të gjithë familjarët, po aq sa ishte një ditë që kërkuam llogari […]
“Dera e Pritjes” Nismën Rinore për të Drejtat e Njeriut e mblodhi në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme në Sheshin “Skënderbeu” për të ndjerë peshën e 1612 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
“Kjo ishte një ditë solidariteti me të gjithë familjarët, po aq sa ishte një ditë që kërkuam llogari dhe veprim të menjëhershëm nga institucionet tona”, thuhet në kumtesën e YIHR-së.
Dera që vendosën në shesh simbolizoi agoninë dhe pikëllimin e pritjes së stërzgjatur për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, transmeton Klankosova.tv.
“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje institucioneve tona që të kenë prioritizojnë prurjen e drejtësisë për fatin e personave të zhdukur si një faktor kyç në ndërtimin e paqes dhe pajtimin”.
“Së bashku, solidarizohemi me të gjitha familjet e viktimave të zhdukjeve të dhunshme dhe dërgojmë mesazhin: nuk do të pushojmë deri në vendosjen e drejtësisë, derisa të zbardhet e vërteta dhe derisa të zbardhet fati i 1612 personave të zhdukur”.