Zac Efron është ylli i filmit të ri të Netflix dhe të gjithë po pyesin se çfarë ka ndodhur me fytyrën e tij
Zac Efron është ylli i filmit të ri të Netflix “A Family Affair” dhe fytyra e tij e ndryshuar është sërish temë diskutimi në rrjete sociale. “A Family Affair” ka dalë në Netflix më 28 qershor dhe Efron luan së bashku me Nicole Kidman. Është një komedi romantike e drejtuar nga Richard LaGravenese dhe shkruar […]
Zac Efron është ylli i filmit të ri të Netflix “A Family Affair” dhe fytyra e tij e ndryshuar është sërish temë diskutimi në rrjete sociale.
“A Family Affair” ka dalë në Netflix më 28 qershor dhe Efron luan së bashku me Nicole Kidman.
Është një komedi romantike e drejtuar nga Richard LaGravenese dhe shkruar nga Carrie Solomon.
Ka 42 për qind në Rotten Tomatoes dhe arsyeja pse është përfolur ditët e fundit është shfaqja e Zac Efron.
Gjegjësisht, aktori më herët ka thyer nofullën dhe për këtë arsye ka bërë një operacion dhe ka ndryshuar pamjen e tij në shumë mënyra.
Mirëpo në rrjetet sociale janë të bindur se nuk është vetëm nofulla arsyeja e paraqitjes së ndryshme.
Shumë pyesin se çfarë ka ndodhur me të, e disa besojnë se përveç ndërhyrjes kirurgjikale të përmendur, edhe procedurat estetike kanë rol në këtë.
Zac ka folur më parë për operacionin pas thashethemeve të mëparshme për pamjen e tij.
Në vitin 2022, ylli i Hollivudit shpjegoi për “Men’s Health” se theu nofullën gjatë vrapimit në shtëpi.
Pavarësisht thashethemeve të shumta, Zac këmbënguli se ai nuk ishte i shqetësuar nga spekulimet në rrjet.