Zëdhënësi i ASH, Zeqiri: Mickoski konfirmoi betejën kundër shqiptarëve dhe servilizmin e VLEN
Pasi mandatari Hristijan Mickoski tha se kanë kthyer të paktën 3/4 e funksioneve dhe se nuk i kanë dhënë shumë VLEN-it, në lidhje me këtë lajm të publikuar në TV SHENJA, ka reaguar zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Arben Zeqiri. “Ranë maskat, u konfirmua e vërteta e betejës kundër shqiptarëve. Mickoski sot e konfirmoi se […] The post Zëdhënësi i ASH, Zeqiri: Mickoski konfirmoi betejën kundër shqiptarëve dhe servilizmin e VLEN appeared first on InfoShqip.com.
Pasi mandatari Hristijan Mickoski tha se kanë kthyer të paktën 3/4 e funksioneve dhe se nuk i kanë dhënë shumë VLEN-it, në lidhje me këtë lajm të publikuar në TV SHENJA, ka reaguar zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Arben Zeqiri.
“Ranë maskat, u konfirmua e vërteta e betejës kundër shqiptarëve.
Mickoski sot e konfirmoi se koalicioni me VLEN nuk është kundër BDI, por kundër shqiptarëve. E konfirmoi se nuk e ka betejën me korrupsionin, por ka betejë nacionaliste. E konfirmoi se VLEN nuk janë partnerë, por argatët e VMRO për t’i degraduar shqiptarët dhe arritjet e shqiptarëve. Shumë poshtë ka ra pazari! Shumë shpejtë do të bëheni kapitulli më i errët i historisë më të re të shqiptarëve. Shumë shpejtë do të përfundojë edhe ky turp dhe do ta rikthejmë dinjitetin”, – shkruan Zeqiri
The post Zëdhënësi i ASH, Zeqiri: Mickoski konfirmoi betejën kundër shqiptarëve dhe servilizmin e VLEN appeared first on InfoShqip.com.