Zëvendës ministri Iseni merr pjesë në tryezën e rrumbullakët për përfshirjen e romëve në RMV
Më 11 nëntor, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Dr. Astrit Iseni, mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini e Maqedonisë së Veriut. Aktiviteti, i mbajtur në hotel “Arka” në Shkup, u përqendrua në temën “Mësime nga Raporti për Statusin: […]
Më 11 nëntor, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Dr. Astrit Iseni, mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini e Maqedonisë së Veriut. Aktiviteti, i mbajtur në hotel “Arka” në Shkup, u përqendrua në temën “Mësime nga Raporti për Statusin: Përmirësimi i Përfshirjes së Romëve në Maqedoninë e Veriut”.
Gjatë diskutimeve në panele të ndryshme, përfaqësues nga institucionet e përfshira shqyrtuan masat dhe zgjidhjet e ndërmarra deri tani, si dhe identifikuan drejtimet e ardhshme për përmirësimin e përfshirjes së romëve.
Në fokus ishte raporti i përditësuar për statusin specifik të vendit, në kuadër të Planit të Veprimit të OSBE-së, i cili synon të mbështesë zhvillimin e politikave gjithëpërfshirëse për integrimin më të gjerë shoqëror të këtij komuniteti.