Zëvendës-ministri Zogiani: Subvencionimin nga polica kufitare nuk e përfitojnë autobusët, kamionët dhe motoçikletat

Zëvendësministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka thënë se në subvencionimin e policës kufitare nuk përfshihen ato me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat, etj. Ai ka thënë se së bashkë me ministrin Sveçla, guvernatorin Ismaili, dhe BKS-në, kanë […]

qershor 29, 2024 - 20:00
 0  7
Zëvendës-ministri Zogiani: Subvencionimin nga polica kufitare nuk e përfitojnë autobusët, kamionët dhe motoçikletat
zevendes-ministri-zogiani:-subvencionimin-nga-polica-kufitare-nuk-e-perfitojne-autobuset,-kamionet-dhe-motocikletat

zevendes-ministri-zogiani:-subvencionimin-nga-polica-kufitare-nuk-e-perfitojne-autobuset,-kamionet-dhe-motocikletat

Zëvendësministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka thënë se në subvencionimin e policës kufitare nuk përfshihen ato me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat, etj.

Ai ka thënë se së bashkë me ministrin Sveçla, guvernatorin Ismaili, dhe BKS-në, kanë nënshkruar edhe marrëveshjen e cila operacionalizon subvencionimin nga Qeveria të policës kufitare për bashkatdhetarët tanë.

“Duke filluar nga e hëna, me datë 1 korrik, të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri 1 muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse”.

“PS. Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi”, ka shkruar Zogiani.