Zëvendësministri për hapjen e Urës së Ibrit: S’ka datë e orë të saktë, jemi të angazhuar të ndodhë gjatë kësaj vere

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë që këtë verë pritet të hapet Ura e Ibrit. “Nuk ka ndonjë datë të caktuar ende, orë të saktë mirëpo ne jemi të angazhuar që gjatë kësaj vere dhe atë sa më parë të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve edhe me vetura”, ka thënë […]

gusht 8, 2024 - 05:30
 0  9
Zëvendësministri për hapjen e Urës së Ibrit: S’ka datë e orë të saktë, jemi të angazhuar të ndodhë gjatë kësaj vere
zevendesministri-per-hapjen-e-ures-se-ibrit:-s’ka-date-e-ore-te-sakte,-jemi-te-angazhuar-te-ndodhe-gjate-kesaj-vere

zevendesministri-per-hapjen-e-ures-se-ibrit:-s’ka-date-e-ore-te-sakte,-jemi-te-angazhuar-te-ndodhe-gjate-kesaj-vere

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka thënë që këtë verë pritet të hapet Ura e Ibrit.

“Nuk ka ndonjë datë të caktuar ende, orë të saktë mirëpo ne jemi të angazhuar që gjatë kësaj vere dhe atë sa më parë të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve edhe me vetura”, ka thënë Vokrri në Info Magazine të Klan Kosovës.

Vokrri e adresoi edhe protestën e sotme të serbëve në veri të vendit.

“Kushdo që i ka parë imazhet e protestës, në ballë të cilës janë vërejtur organizatorët, mund ta ketë që qartë se cila është agjenda dhe kush janë këta njerëz që tentojnë me çdo kusht ta krijojnë iluzionin e rrezikut dhe tensioneve në atë pjesë të vendit, pra është fjala për liderët dhe ithtarët e Listës Serbe”.