Kurti mori pjesë në rrjetëzimin e `Doku Fest` me bashkëproduksione franceze

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në drekën e shtruar në kuadër të Festivalit të filmit të shkurtër dhe dokunentar “Doku Fest”, gjatë të cilës u bë njoftimi mbi marrëveshjen për bashkëproduksion ndërmjet Kosovës dhe Francës për filmin dokumentar “Adelina” nga Aurela Berila. “Kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur që ky takim e rrjetëzim i ka […]

gusht 8, 2024 - 05:30
 0  5
Kurti mori pjesë në rrjetëzimin e `Doku Fest` me bashkëproduksione franceze
kurti-mori-pjese-ne-rrjetezimin-e-`doku-fest`-me-bashkeproduksione-franceze

kurti-mori-pjese-ne-rrjetezimin-e-`doku-fest`-me-bashkeproduksione-franceze

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në drekën e shtruar në kuadër të Festivalit të filmit të shkurtër dhe dokunentar “Doku Fest”, gjatë të cilës u bë njoftimi mbi marrëveshjen për bashkëproduksion ndërmjet Kosovës dhe Francës për filmin dokumentar “Adelina” nga Aurela Berila.

“Kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur që ky takim e rrjetëzim i ka bërë sot bashkë në Prizren, me pjesëmarrës në garat kombëtare dhe ballkanike, si dhe përfaqësues të industrisë së filmit nga rajoni, duke përfshirë programues, producentë dhe shpërndarës të festivaleve. Ai e vlerësoi lart rëndësinë kulturore që festivali DokuFest ka për vendin dhe veçoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushën e kinematografisë, për çka falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe ambasadën franceze në Kosovë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrisë.

Duke filluar nga ky vit, DokuFest do të jetë partner i platformës Euro Connection si korrespondent për Kosovën.

Kjo platformë është platforma kryesore në Festivalin Clermont-Ferrand për bashkëprodhimet e filmave të shkurtër.

Nga ky vit, DokuFest do të organizojë thirrje për projekte nga Kosova që do të prezantohen në platformë, me synim nxitjen e partneriteteve për bashkëprodhime të filmave të shkurtër ndërmjet kompanive evropiane dhe ndërkombëtare të prodhimit.