Zgjedhjet e 9 shkurtit, Meta tregon kërkesën e Guxos për koalicion me VV-në: Duhet t’i kemi akronimet tona
Burim Meta, deputet i partisë “Guxo”, ka folur rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe mundësisë së një liste të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, me të cilën e drejtojnë Qeverinë e Kosovës. Në një përgjigje për Telegrafin, Meta ka vlerësuar se Këshilli i Përgjithshëm do të marrë një vendim për këtë temë, duke thënë se Guxo […]
Burim Meta, deputet i partisë “Guxo”, ka folur rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe mundësisë së një liste të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, me të cilën e drejtojnë Qeverinë e Kosovës.
Në një përgjigje për Telegrafin, Meta ka vlerësuar se Këshilli i Përgjithshëm do të marrë një vendim për këtë temë, duke thënë se Guxo ka “identitetin” e saj dhe se duhet t’i ketë akronimet.
“Sot në orën 17:00 e kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku do ta marrim vendimin se çfarë do të bëjmë. Nuk e di një gjë të tillë ne kemi një kërkesë që duhet t’i kemi akronimet tona brenda koalicionit me LVV-në, por për më tutje sesi janë zhvilluar ndonjë negociata eventuale nuk e di a ka pas dhe nuk i di detajet” – ka thënë Meta.
“Ne kemi identitetin tonë dhe duhet t’i kemi akronimet tona”, ka thënë Meta.