Emisari Sarrazin në selinë e PDK’së, Krasniqi e pret me Bedri Hamzën: Bashkëpunimi me partnerët tejet i rëndësishëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, kanë pritur në takim Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Krasniqi ka thënë se PDK është angazhuar çdo ditë të japë kontributin e saj të parezervë për “ruajtjen e interesit të shtetit të Kosovës”. […]

gusht 29, 2024 - 14:00
 0  6
Emisari Sarrazin në selinë e PDK’së, Krasniqi e pret me Bedri Hamzën: Bashkëpunimi me partnerët tejet i rëndësishëm
emisari-sarrazin-ne-seline-e-pdk’se,-krasniqi-e-pret-me-bedri-hamzen:-bashkepunimi-me-partneret-tejet-i-rendesishem

emisari-sarrazin-ne-seline-e-pdk’se,-krasniqi-e-pret-me-bedri-hamzen:-bashkepunimi-me-partneret-tejet-i-rendesishem

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, kanë pritur në takim Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Krasniqi ka thënë se PDK është angazhuar çdo ditë të japë kontributin e saj të parezervë për “ruajtjen e interesit të shtetit të Kosovës”.

“Për PDK-në, bashkëpunimi i mirë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës është tejet i rëndësishëm. Në këtë drejtim, PDK mbështet të gjitha nismat e mirëfillta të cilat rrisin dhe fuqizojnë bashkëpunimin konstruktiv rajonal – si hap konkret drejt përafrimit të rajonit me Bashkimin Evropian. Emisarin Sarrazin e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën!”, ka shkruar ai.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.