Zgjerimi i listës pozitive të ilaçeve mirpritet nga qytetarët dhe mjekët
Zgjërimin e listës pozitive të ilaçeve me nëntë barna të reja gjenerike qytetarët e vlersojnë si një lehtësim për buxhetin familjarë. Ata gjithashtu vleresojnë se në listë duhet të futen The post Zgjerimi i listës pozitive të ilaçeve mirpritet nga qytetarët dhe mjekët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Zgjërimin e listës pozitive të ilaçeve me nëntë barna të reja gjenerike qytetarët e vlersojnë si një lehtësim për buxhetin familjarë. Ata gjithashtu vleresojnë se në listë duhet të futen edhe barnat e tjera që i përdorin çdo ditë.
“Pozitive do të ishtë nëse do të kishte edhe barna të tjera në listë, duhet edhe shumë barna të përfshihen.”, u shpreh një qytetar.
“Si një penzionere me 13 mijë denarë pension vlersoj se do të jetë në të mirë por se sa do të zvogëlohen çmimet nuk e di.”, tha një qytetar.
“Duhet të vendosen edhe barna të tjera në listë për shkak se të hyrat e qytetarëve janë të ulta.”, u shpreh një qytetar.
Sipas mjekëve amë, zgjërimi i listës positive me barna të reja është një hap i madh dhe shumë i pritur, por potencojnë se ka edhe barna të cilat janë në listë por nuk munden të gjenden në vendin tonë.
“Ky është një hap pozitiv por ka edhe ilaçe të tjera të cilat janë në listë por nuk janë në shitje tek ne, ashtu që mendoj se ky hap i parë është i mirë por presim si mjek amë në interes të pacientëve tanë dhe përmirësimit të shëndetësisë edhe në të ardhmën e njejta të zgjerohet me qëllim që të kemi barna sa ma kualitative për pacientët tanë.”, u shpreh mjeku Lilija Colakova.
Zgjerimi i listës pozitive me barna e reja do të kushton rreth 9 milion euro, në fazën e parë janë të përfshira më së shumti barnat për sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa në fazën e dytë do të jenë të përfshira ilaçet për pacientët onkologjik.
The post Zgjerimi i listës pozitive të ilaçeve mirpritet nga qytetarët dhe mjekët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .