Zhvillimet në VLEN!
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit, Rijad Shaqiri thotë se bisedimet brenda koalicionit VLEN nuk mund të bëhen me ultimatume. Sipas tij mes liderëve të VLEN-it nuk ka The post Zhvillimet në VLEN! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit, Rijad Shaqiri thotë se bisedimet brenda koalicionit VLEN nuk mund të bëhen me ultimatume. Sipas tij mes liderëve të VLEN-it nuk ka përplasje e përçarje por thjeshtë prezantim të qëndrimeve. Shaqiri thotë se brenda Kuvendit, për momentin nuk ka bisedime sa i përket zgjedhjeve lokale.
Shaqiri tha se funksionimi i tyre tani për tani është në kuadër të VLEN-it ndërsa në të ardhmen, do të veprojnë ashtu siç do të vendosë kryesia e partisë.
“Bisedimet nuk bëhen me ultimatume prej një javë apo dy javë. Ne kemi dhënë një draft version i cili është në tavolinë për t’u shqyrtuar. Nuk ka asnjë përplasje. Është një paraqitje e qëndrimeve do të thotë nga ana e liderëve dhe nuk ka përplasje. Këtu ka mendime ndryshe, çdokush mendon për subjektin e vet politik, gjë që është e natyrshme mirëpo nuk ka përplasje kurrfarë. Vazhdojmë bisedimet, të shohim. A keni koordinime edhe me deputetët apo me përfaqësuesit e BDI-së? Koordinime ne kemi me të gjithë deputetët që janë pjesë e Parlamentit, me deputetë shqiptarë për të mirën e shqiptarëve. Ndërsa për zgjedhjet lokale nuk kemi ndonjë bisedim me BDI-në, për momentin!”, tha Rijat Shaqiri – deputet i ASH.
Kurse kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në intervistën e tij në RTM2, ka folur rreth atmosferës dhe bisedimeve mes VLEN-it për ndarjen e komunave. Ibrahimi tha se ata i kanë bërë një ofertë ASH-së, dhe ka qenë në funksion të asaj që ASH të mbetet në kuadër të Koalicionit VLEN.
“Ne duam që ASH të merr vendim që të mbetet brenda VLEN-it, dhe ne të tjerët jemi të vendosur që të gjejmë zgjidhje qoftë nëse edhe duhet njëri nga ne të tolerojmë një komunë të caktuar apo një listë zgjedhore. Gjithnjë duke u prirë nga ajo që VLEN-i duhet të mbetet unik për zgjedhje lokale dhe nëse ne jemi të bashkuar rreth këtij ideali, çështjet tjera janë temë sekundare”, u shpreh Ibrahimi.
Ai shtoi se nëse ndodhë shkrirja e VLEN-it para zgjedhjeve lokale, atëherë bëhet edhe më e lehtë, pasi çdo kryetar Komune është funksionar i VLEN-it dhe nuk është me rëndësi i cilës parti specifike është. Flaka Media
The post Zhvillimet në VLEN! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .