Zjarret rrezikojnë 15 fshatra, lufta me flakët vazhdon nga toka dhe nga qielli

Qendra për Menaxhimin me Kriza informoi se të premten ka pas 40 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilëve 9 janë akoma aktive, 5 janë nën kontrolle dhe 26 janë shuar. Të shtunën janë përhapur zjarre të reja, ndërsa shiu nuk ka ndihmuar në shuarjen e zjarreve. “Shiu deri më tani nuk na ka […] The post Zjarret rrezikojnë 15 fshatra, lufta me flakët vazhdon nga toka dhe nga qielli appeared first on InfoShqip.com.

gusht 4, 2024 - 02:30
 0  5
Zjarret rrezikojnë 15 fshatra, lufta me flakët vazhdon nga toka dhe nga qielli

Qendra për Menaxhimin me Kriza informoi se të premten ka pas 40 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilëve 9 janë akoma aktive, 5 janë nën kontrolle dhe 26 janë shuar. Të shtunën janë përhapur zjarre të reja, ndërsa shiu nuk ka ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Shiu deri më tani nuk na ka ndihmuar askund”, deklarojnë nga Qendra, duke sqaruar që zjarret rrezikojnë 15 fshatra.

Punës së ekipit të Qendrës sot në mëngjes i është bashkuar ambasadori evropian, Dejvid Gir, duke ndjekur nisjen e ekipit kombëtar dhe të huaj për shuarjen e zjarreve nga ajri.

QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZAT

“Ambasadori evropian Gir dhe drejtori i QMK-së Stojançe Angellov nga ekuipazhet e helikopterëve dhe aeroplanëve të mbërritur përmes Mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile u njohën me performancën dhe patën mundësinë të shohin aeroplanët para se të nisnin me qëllimet e tyre të planifikuara për sot”.

Nga Qendra sqarojnë se të gjitha forcat vendase dhe të huaja, edhe nga toka edhe nga ajri, sipas kushteve optimale të teknikës dhe situatës në terren, po luftojnë me guxim dhe vendosmëri për shuarjen e zjarreve që kanë marrë hov në vendin tonë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit. Pas kërkesës për ndihmë nga Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Suedia mobilizuan nga dy avionë nga flota e BE-së të destinuar për luftimin e zjarreve – RescEU, dhe kjo ndihmë u plotësua nga një helikopter nga flota e stacionuar në Republikën Çeke dhe nga një helikopter secili nga Sllovenia dhe Serbia njoftuan sot.

The post Zjarret rrezikojnë 15 fshatra, lufta me flakët vazhdon nga toka dhe nga qielli appeared first on InfoShqip.com.