Zjarri ende aktiv në fabrikën për përpunimin e qumështit në Kamjan të Tetovës
Ende vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit të madh që shpërtheu pasditen e djeshme në një fabrikë për përpunimin e qumështit në fshatin Kamjan të Tetovë, transmeton Portalb.mk. Komandanti i zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ameti, në rrjetin social Facebook, njoftoi se ndonëse përpjekjet për shuarjen e zjarrit kanë vazhduar gjatë gjithë natës, përsëri zjarri është […]
Ende vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit të madh që shpërtheu pasditen e djeshme në një fabrikë për përpunimin e qumështit në fshatin Kamjan të Tetovë, transmeton Portalb.mk.
Komandanti i zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ameti, në rrjetin social Facebook, njoftoi se ndonëse përpjekjet për shuarjen e zjarrit kanë vazhduar gjatë gjithë natës, përsëri zjarri është aktiv.
“Gjatë tërë natës por edhe në këto momente jemi duke u përpjekur që zjarrin ta shuajmë tërësisht”, shkroi Ameti.
Ai shtoi se thirrjen për zjarrin e kanë pranuar dje, 25.08.2024 rreth orës 18:00.
“Menjëherë jemi mobilizuar duke u nisur për në vendngjarje me të gjitha kapacitetet me të cilat ne disponojmë. Për një kohë shumë të shkurtër kemi arritur në vendngjajre duke filluar me shuarjen e zjarrit. Fillimisht jemi munduar që ta parandalojmë që zjarri të përhapet edhe në pjesë të tjera të objektit”, shkruan Ameti.
Rikujtojmë që në Tetovë ka pasur disa zjarre të përmasave të mëdha në dy vitet e fundit.
Në muajin maj 2022 një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu në hapësirat e ish fabrikës “Makedonija Tabak” dhe “Pofix” në Tetovë.
Në gusht 2023 një zjarr kaploi tendat për shitje të librave para Qendrës për Kulturë të Tetovës.
Në nëntor 2023 një zjarr i madh shpërtheu në depon e ngjyrave dhe materialeve kimike në Falishtë të Tetovës.
Në shkurt 2024 në Zhelinë të Tetovës shpërtheu një zjarr i madh u dogj sasi e madhe e gomave.