Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme

Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës, pasditen e sotme kanë dalë jashtë kontrollit. Kryetari i Bashkisë Pali Kolevksi tha se me gjithë angazhimin e afro 100 punonjësve të shërbimit zjarrfikës, ushtrisë, shërbimit pyjor, zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës ka qenë e pamundur mbajtja nën kontroll e flakëve të zjarrit që tashmë […] The post Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme appeared first on InfoShqip.com.

gusht 13, 2024 - 23:00
 0  6
Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme

Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës, pasditen e sotme kanë dalë jashtë kontrollit.

Kryetari i Bashkisë Pali Kolevksi tha se me gjithë angazhimin e afro 100 punonjësve të shërbimit zjarrfikës, ushtrisë, shërbimit pyjor, zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës ka qenë e pamundur mbajtja nën kontroll e flakëve të zjarrit që tashmë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe të parkut kombëtar.

Kjo edhe për shkak të mungesës së rezervave ujore në lartësitë e masivit pyjor pa thënë se me mjetet rrethanore nuk mund të mbahet nën kontroll një zjarr kaq i madh që ka përfshirë parkun.

Kolevski apelon për ndihmë duke kërkuar ndërhyrje nga ajri si e vetmja mënyrë për të shmangur një katastrofë të madhe natyrore në Parkun e Prespës.

Prej 4 ditësh nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri dhe ndaj edhe për kete Kolevskin tha se kjo mungesë ka sjellë rëndimin e situatës.

Deri tani në kullota, bimësi të ulët dhe sipërfaqe pyjore në parkun kombëtar janë më shumë se 900 ha të djegura.

The post Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme appeared first on InfoShqip.com.