Zjarri në rajonin e Shtipit, drejt përhapjes
Stuhitë e zjarrit shkojnë drejt atarit në fshatin Piperovë të Shtipit në malin Sertë, thotë kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov dhe shton se kjo është vatër e re dhe vija e zjarrit në këtë mal po rritet. Jordanov thekson se sot pasdite zjarrfikësit dhe të punësuarit në institucionet e tjera të cilat janë […]
Stuhitë e zjarrit shkojnë drejt atarit në fshatin Piperovë të Shtipit në malin Sertë, thotë kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov dhe shton se kjo është vatër e re dhe vija e zjarrit në këtë mal po rritet.
Jordanov thekson se sot pasdite zjarrfikësit dhe të punësuarit në institucionet e tjera të cilat janë të angazhuara në shuarjen e zjarrit janë në atë pjesë të malit.
Ai paralajmëroi se edhe sonte do të mbledhet shtabi i krizës dhe mobilizim i njerëzve dhe makina të cilat do ta parandalojnë zjarrin në fshatin Piperovë.
Sot në mëngjes në pjesën e Shtipit zjarri shuhej edhe nga ajri. Por, er traktorët e Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, si dhe kanaderi kroat shkuan në zjarre të tjera në vend.