ZRRE: Mund të përballemi me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit
Me uljen e temperaturave, Kosova ka planifikuar import shtesë të energjisë elektrike për të mbuluar mungesën e prodhimit. Nga Zyra e Rregullatorit për Energji thonë se gjatë muajve të dimrit vendi mund të përballet me sfida në furnizim, megjithëse, sipas ZRRE-së, janë bërë përgatitjet e nevojshme për t’iu përgjigjur mungesës së prodhimit. Me uljen e […]
Me uljen e temperaturave, Kosova ka planifikuar import shtesë të energjisë elektrike për të mbuluar mungesën e prodhimit. Nga Zyra e Rregullatorit për Energji thonë se gjatë muajve të dimrit vendi mund të përballet me sfida në furnizim, megjithëse, sipas ZRRE-së, janë bërë përgatitjet e nevojshme për t’iu përgjigjur mungesës së prodhimit.
Me uljen e temperaturave, gjatë muajve të dimrit Kosova mund të përballet me sfida në furnizimin me energji elektrike.
Kjo pasi sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji gjatë muajve të ardhshëm rritet kërkesa për furnizim, e për këtë është planifikuar import shtesë i energjisë.
“Kosova, si shumë vende të tjera, mund të përballet me sfida të furnizimit me energji gjatë dimrit, për shkak të rritjes së kërkesës dhe kushteve të ndryshme të furnizimit. Ndërmarrjet e energjisë kanë bërë përgatitjet dhe planifikimet e nevojshme për t’iu përgjigjur me kohë çfarëdo mungese të prodhimit vendor”, kanë thënë për RTK-në nga ZRRE.
Për dallim nga vitet e kaluara, në Kosovë sivjet është rritur për 7% konsumi i energjisë elektrike. Kjo pasi shumë qytetarë kanë përdorur kondicionerë e pajisje te tjera elektrike.
Njohës të ekonomisë thonë se për shkak të investimeve që janë bërë, kriza energjetike nuk do të jetë si e viteve të kaluara.
Ekzekutivi kosovar gjatë këtij viti ka prezantuar një sërë masash për subvencionim të efiçiencës së energjisë elektrike, me anë të te cilave po synohet që të ulet konsumi i energjisë.