Zv.ministri i MPB-së së Maqedonisë së Veriut flet për incidentin në aeroport: Të presim hetuesit e prokurorin ta japin verdiktin

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka folur lidhur me incidentin diplomatik me të cilin u përballë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit. Iseni ka thënë se se presin nga organet e hetuesisë që të dalin me informata të sakta. “Të punësuarit në MPB kanë dalë në […]

gusht 2, 2024 - 02:30
 0  5
Zv.ministri i MPB-së së Maqedonisë së Veriut flet për incidentin në aeroport: Të presim hetuesit e prokurorin ta japin verdiktin
zv.ministri-i-mpb-se-se-maqedonise-se-veriut-flet-per-incidentin-ne-aeroport:-te-presim-hetuesit-e-prokurorin-ta-japin-verdiktin

zv.ministri-i-mpb-se-se-maqedonise-se-veriut-flet-per-incidentin-ne-aeroport:-te-presim-hetuesit-e-prokurorin-ta-japin-verdiktin

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, ka folur lidhur me incidentin diplomatik me të cilin u përballë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit.

Iseni ka thënë se se presin nga organet e hetuesisë që të dalin me informata të sakta.

“Të punësuarit në MPB kanë dalë në ngjarje dhe janë duke e përcjellë gjithë këtë situatë që ka ndodhë atje dhe normalisht janë në komunikim me prokurorin i cili ka qenë në ato momente aty i angazhuar. Për peridhë të shkurtë kohore hetuesit së bashku me prokurorin do ta bëjnë punën e vetë… Besoj që më së miri është të presim hetuesit së bashku me prokurorin ta japin verdiktin final”, tha Iseni në Pressing të T7.

Incidenti është konfirmuar nga Presidenca e Kosovës. Sipas tyre, kur Osmani s’ka pranuar ta dorëzojë telefonin, ka pasur tentim të shtyrjes fizike ndaj saj nga ana e sigurimit dhe se është dashur ndërhyrja e Policisë së Kosovës për ta hapur rrugën.

“Ne kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”, kanë deklaruar nga Presidenca e Kosovës.

Duke mos i respektuar rregullat, sipas Presidences së Kosovës, pala maqedonase e kishte marrë çantën personale të dorës së presidentes Osmani.

Por, dorëzimi i telefonit personal nuk është pranuar nga ajo.

“Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike. Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes. Edhe pse kjo ishte kundër rregullave, ekipi i Presidentes e ka lejuar në mënyrë që Presidentja të hyjë në aeroport, konkretisht në sallën VIP, e cila ishte rezervuar me notë verbale të Ambasadës sonë, siç është praktika për udhëtimet e krerëve të shtetit. Mirëpo, për arsye të sigurisë, në asnjë mënyrë nuk është lejuar që të dorëzohet telefoni personal”, thuhet tutje në deklaratën e Presidencës.