100 milion euro për komunat, Zekolli: Do të përmirësojnë infrastrukturën

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri deklaron se po mundohen me komunat shqiptare të mbajnë kontakt të vazhdueshëm për ti informuar ato në lidhje me thirrjen e parë prej 100 milion euro. Këto mjete dukshëm do të përmirësojnë infrastrukturën e komunave shton Zekolli në emision Biznes Plus. “Është një mundësi shumë e mirë […]

tetor 5, 2024 - 00:00
 0  10
100 milion euro për komunat, Zekolli: Do të përmirësojnë infrastrukturën

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri deklaron se po mundohen me komunat shqiptare të mbajnë kontakt të vazhdueshëm për ti informuar ato në lidhje me thirrjen e parë prej 100 milion euro. Këto mjete dukshëm do të përmirësojnë infrastrukturën e komunave shton Zekolli në emision Biznes Plus.

“Është një mundësi shumë e mirë për komunat, për ti fuqizuar ato dhe për të përmirësuar infrastrukturën, urbanizimin e tyre por edhe në komunat rurale që ti realizojnë të gjitha projektet të cilat i kanë jetike për banorët e tyre. Jemi munduar edhe me komunat shqiptare të mbajmë kontakt për të informuar në kohë nëse diçka mungon që të mos ju dështojnë projektet pasiqë realisht kemi pasur edhe komuna të cilat nuk e kanë patur dokumentacionin e plotësuar ose kanë pasur ndonjë mangësi në formën e aplikimit.”, – deklaron Zekolli.