Ageler: Maqedoninë e Veriut e presin shumë sfida

Viti që vjen do të ketë sfida, por Maqedonia e Veriut e ka SHBA-në përkrahës dhe partner të madh. Kështu u shpreh ambasadorja e SHBA-së Angela Ageler, e pyetur se The post Ageler: Maqedoninë e Veriut e presin shumë sfida appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 4, 2024 - 23:00
 0  6
Ageler: Maqedoninë e Veriut e presin shumë sfida

Viti që vjen do të ketë sfida, por Maqedonia e Veriut e ka SHBA-në përkrahës dhe partner të madh. Kështu u shpreh ambasadorja e SHBA-së Angela Ageler, e pyetur se për çfarë bashkëpunimi konkret pritet mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë, që do të ndihmojnë vendin tonë në rrugën drejtë antarsimit në BE. Ajo vetëm tha se bëhet fjalë për shumë fusha, në të cilat është e nevojshme zgjerimi i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe RMV-së.

Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së në Shkup

“Nuk ka ndonjë vlerë konkrete për të cilën është diskutua. Janë disa nevoja dhe disa fusha në të cilat duhet të punohet dhe përshkak se ne tashmë bashkëpunojmë  në një pjesë të madhe të tyre, me siguri do të punohet në atë që të zgjerohet bashkëpunimi që veçmë e kemi. Vitin që vjen kemi vërtetë shumë qëllime që duhet të plotësohen dhe sfida edhe për Ministrinë Mbrojtjes edhe për shtabin gjeneral. Kështu që ju do të kenë përkrahësin më të madh dhe prtnerin, SHBA-në”.

Ndërkaq, sa i përket rrugës eurointegruese të vendit, kërkesës së kryetarit të LSDM-së për seancë të mbyllur parlamentare për të kuptuar planet e ardhshme të qeverisë në këtë drejtim, kryeministri Hristijan Mickoski, tha se do ta mendojnë dhe do të kenë shpejtë një qëndrim për këtë kërkesë.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Shikoni, edhe Venko Filipçe duhet të thotë diçka. Ai ka zgjedhur ta thotë këtë. Në rregull, do ta analizojmë këtë propozim të zotri Filipçes dhe shpejt do të japim një qëndrim konkret për këtë”.

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, i ka bërë thirrje Mickoskit që ta caktojnë një seancë të mbyllur në Kuvend, në të cilën do të shpalosen planet e ardhshme për antarsim në BE. Në qoftë se nuk ndodh kjo, Filipçe u shpreh se grupi parlamentar i LSDM-së do të inicioj seancë në të cilën grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe e gjithë shumica parlamentare të tregojnë se a kanë plane dhe çfarë janë ato për vazhdimin e rrugës eurointegruese të vendit.

/SHENJA/

The post Ageler: Maqedoninë e Veriut e presin shumë sfida appeared first on Flaka, në çdo lajm... .