3-vjeçari bie në pishinë dhe mbytet, e ëma nuk dinte të notonte për ta shpëtuar

Një djalë i vogël rreth 3 vjeç është nxjerrë i pajetë nga pishina e një vile në Kefalonia të Greqisë mesditën e sotme, pasi ka rënë në pishinë. Djali i vogël ra në pishinë, ndërsa prindërit e tij me origjinë nga Sri Lanka po punonin në vilë, gjatë kohës që ndodhi incidenti. Sipas mediave greke, […]

Korrik 7, 2023 - 23:59
 0  57
3-vjeçari bie në pishinë dhe mbytet, e ëma nuk dinte të notonte për ta shpëtuar

Një djalë i vogël rreth 3 vjeç është nxjerrë i pajetë nga pishina e një vile në Kefalonia të Greqisë mesditën e sotme, pasi ka rënë në pishinë.

Djali i vogël ra në pishinë, ndërsa prindërit e tij me origjinë nga Sri Lanka po punonin në vilë, gjatë kohës që ndodhi incidenti.

Sipas mediave greke, nëna e fëmijës e vuri re incidentin, por nuk dinte të notonte dhe thirri babain që e nxori pa ndjenja.

Por kur fëmija u dërgua në spital, mjekët nuk mundën ta kthenin në jetë, pavarësisht përpjekjeve të shumta.

Prindërit e fëmijës, sipas ERT-së, janë arrestuar për neglizhencë ndaj një të mituri dhe do të paraqiten në Prokurori.