33 vite pavarësi, a janë plotësuar pritshmërit e qytetarëve?

Kërkesat edhe pritjet e qytetarëve kanë qenë shumë më të mëdha, se sa kjo që është arritur për 33 vite pavarësi thonë të anketuarit nga TVM2. Ata thonë se nuk The post 33 vite pavarësi, a janë plotësuar pritshmërit e qytetarëve? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 9, 2024 - 22:01
 0  6
33 vite pavarësi, a janë plotësuar pritshmërit e qytetarëve?

Kërkesat edhe pritjet e qytetarëve kanë qenë shumë më të mëdha, se sa kjo që është arritur për 33 vite pavarësi thonë të anketuarit nga TVM2. Ata thonë se nuk janë përmbushur pritjete e tyre dhe se shteti është dashur të fokusohet shumë më shumë tek të rinjët dhe zhvillimin ekonomik i vendit.

“Joo, shumë punë të vogla, shumë pak.”, tha një qytetar.

“Jo nuk janë arritur. Me ndryshu gjendja. Me pas punësime ma shumë, me pas popullata shqiptare ato të drejta që i takojn mos me qen qiragji kur ne jemi shtetë formues, që rinia mos të na ik në shtetet e jashtme.”, u shpreh një qytetar.

Selmani: Shtet i pavarur me qytetar të varur

Profesori universitar, Bashkim Selmani vlerson se pavarësia e Maqedonisë së Veriut ka përmbushur një pjesë të kërkesave të qytetarëve dhe ka përparime, por mungesa e zhvillimit ekonomik, ngecjet në sundimin e ligjit dhe dukuritë tjera negative janë të metat që kanë përcjellë ndërtimin e vendit. Sipas tij aktualisht kemi një shtet të pavarur me qytetar të varur nga institucionet.

“Ne kemi një shtet të pavarur, por me qytetar të varur dhe të zhgënjyer sa i përket borxhit publik. Të gjitha qeveritë nuk kanë arritur të dalin nga ombrella nacionaliste dhe nuk përfillin problemin real që e kanë qytetarët, siç është ekonomia dhe borxhi publik, apo menyra e varfërisë së qytetarëve. Kjo rezulton me ikjen masive të qytetarëve sepse nuk është vetëm pjesa ekonomike, por edhe mënyra e shërbimeve juridiko-administrative që kanë ngec shumë. Pra kemi një drejtësi të pranguar, kemi një administratë që nuk është funksionale për shërbimin dhe interesin e qytetarëve si dhe institucione të kapura dhe ngulfatura nga partitë politike që të gjitha ja kanë bart njëra tjetërs por nuk kanë bërë studiuar se cili është synimi dhe baza e borxhit publik.”, tha profesori universitar, Bashkim Selmani.

Iliev: E ardhmja e vendit është në duart e politikanëve

Analisti politik Aleksandar Iliev, thotë sе është në duart e qeverisë së re se në cilin drejtim do të livizë shteti. Për të është mirë që vendi të shfrytëzojë ndodhitë botërore sepse asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq aktuale çështja e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perendimor.

“Skena politike ndërkombëtare është kompelkse dhe edhe pse në botë ka shumë situata të tensionuara kjo për ne është shans sepse procesi eurointegrues bëhet shumë më i rëndësishëm se sa më parë. Kjo krizë botërore në fakt paraqet një mundësi për ne nëse sillemi në partneritet dhe si aleatë me vendet e BE-së dhe NATO-s.”, tha analisti politik, Aleksandar Iliev.

Sipas analistit Iliev, mbetet sifidët antarësimi i vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa nuk duhet anashkaluar edhe raportet me shtetet fqinje.

The post 33 vite pavarësi, a janë plotësuar pritshmërit e qytetarëve? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .